Protesta e djeshme kundër inceneratorit në Fier, policia arreston 4 persona

0
949

Ditën e djeshme banorët e fshatit Verri në qarkun e Fierit kanë protestuar kundër ndërtimit të një inceneratori plehrash, e teksa njerëzit tubonin ka patur dhe incidente e përplasje me policinë e shtetit.

Këtë të martë, policia e Fierit ka arrestuar 4 nga protestuesit me argumentin se kanë marrë pjesë në një tubim të paligjshëm si dhe kanë kundërshtuar punonjësit e policisë.

Nga Oficeri i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Rethit Gjyqësor Fier u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

1.Aleksandër Bita, 52 vjeç.

2.Eridjon Janji, 32 vjeç.

3.Bledjon Bita, 43 vjeç.

4.Zylyftar Delibashi, 67 vjeç.

Arrestim i këtyre shtetasve u bë pasi në datën 22.01.2017, në orën 14:00, në kufirin ndarës midis fshatrave Verri dhe Kallm i Madh, kanë marrë pjesë në një protestë të paligjshme, kanë kundërshtuar punonjësit e policisë së rendit publik dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” të kryera në bashkëpunim, parashikuar nga Nenet 236, 262, 293 e 25 të Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here