Shkojnë për të grabitur banesën, bëjnë për spital 8-vjeçarin në Fier

0
153

Një ditë më parë një djalë i mitur në fshatin Cakran të Fierit ka parë tmerr me sy kur persona ende të paidentifikuar i kanë hyrë në banesë me qëllim për të grabitur.

Policia e Fierit bën me dije se ngjarja ka ndodhur në banesën e shtetasit L.H, 42 vjeç, i cili nuk ndodhej në banesë në momentin kur grabitësit kanë hyrë për të vjedhur. Të bindur që do të gjenin para, grabitësit kanë dhunuar djalin 8 vjeçar të L.H duke i kërkuar me ngulm se ku ishin fshehur paratë.

Ndërsa i mituri nuk treguar asgjë, grabitësit e kanë çarë edhe në në dorë dhe janë larguar pa mundur të marrin të holla nga banesa.

Policia e Fierit thotë se djalin e kanë dërguar në spital për mjekim, ndërsa po punohet për identifikimin e autorëve.

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 22.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve pasi në fshatin Cakran, Fier, pasi persona të paidentifikuar janë futur në banesën e shtetasit L.H, 42 vjeç dhe kanë lënduar fëmijën e tij 8 vjeçar, duke i kërkuar vendndodhjen e lekëve të prindërve, të cilët nuk ndodheshin në banese. Fëmija mori mjekim ne spital dhe tani ndodhet në banesë (Nenet 139 e 22 të Kodit Penal).

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here