Greqia: Hap i rëndësishëm gërmimi i eshtrave të ushtarëve grekë

0
138

Greqia ka reaguar sot lidhur me frytet e takimit treditor të ministrave të Jashtëm Nikos Kotzias dhe Ditmir Bushati. Në një deklaratë me nota pozitive, Ministria e Jashtme e Greqisë shprehet:

“Deklaratë e Ministrisë së Jashtme lidhur me fillimin e procesit të kërkimit identfikimin dhe varrosjen e eshtrave të ushtaravë grekë rënë në Shqipëri.

Një hap i rëndësishëm është ndërmarrë sot lidhur me prehjen e shpitrave të ushtaravë grekë që ranë gjatë luftës Italo-Greke në vitet 1940-1941. Të rënët e tjerë të pavarrosur i përkasin Luftës së Dutës Boterore.

Çështja e mbetur zvarrë e varrezave për ushtarët grekë të rënë u diskutua në negociatat e mbajtura në Kretë në nëntorin e kaluar. Hapat e miratuar janë ndërmarrë bazuar në kornizën kohore specifike për zbatimin e plotë të marrëveshjes përkatëse, në mënyrë që kjo çështje e cila është e para dhe më humanitarja të zgjidhet në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ne mirëpresim përgjigjen e qeverisë shqiptare për këtë kërkesë thjesht historike, e cila tregon  se dialogu dhe bashkëpunimi me një mendje të hapur dhe shpirt konstruktiv të çon në zgjidhjen e dallimeve dhe krijon perspektiva pozitive në marrëdhëniet ndërmjet popujve të rajonit.

Ministria e Jashtme e Greqisë do të vazhdojë të punojë me përgjegjësi për të mbrojtur interesin kombëtar duke kultivuar rregullat e fqinjësisë së mirë dhe kushtet për dialog, me synim ndërtimin e së ardhmes së përbashkët europiane që rajoni ynë e meriton.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here