FOTO – Miss Dekoltetë e Instagramit

0
482

Nuk është një çmim që jepet nga ndonjë juri e specializuar, por në rrjetin social të fotografive janë analizuar fotot e atyre që njihen si “modele të panjohura” e më pas është bërë një rënditje.

Bëhet fjalë për 10 femra të ndjekura nga miliona përdorues të Instagramit, të cilat janë përfshirë në bazë të pëlqimeve që kanë tek fotografitë ku tregojnë gjoksin e tyre në një renditje të veçantë.

Anna Nyström – Bjondja suedeze adhuron qentë dhe ndiqet nga më shumë se 1.2 mln vetë në Instagram. Jo më kot…

Arianny Celeste – E fiksuar pas palestrës, një modele për MTV Guy Code dhe e famshme për asetet që tregon gjithmonë me krenari.

Charm Killings, modele dhe instruktore fitnesi. Përveç publikimit të linjave të saj trupore, në Instagram ajo këshillon ndjekësit e vet për dietat dhe ushtrimet që duhet të kryejnë për të patur një trup në top formë.

Emily Sears, australiania që është zhvendosur në Los Anxheles për të vijuar ëndrrën si modele. Ka qenë pjesë e disa revistave, por hapin e madh nuk e ka kryer ende. E sigurtë është që ka tërhequr vëmendjen.

Erika Schwegler – Modele braziliane e shndërruar në një sipërmarrëse. E quan veten “Kukulla braziliane”…me të drejtë.

Galinka Mirgaeva – Ka promovuar për Skinny Bunny Tea. Në Instagram “rrëfen” se përse është zgjedhur në këtë pozicion.

Jessa Hinton – Blogere, aktore e modele. Linjat trupore “i dhanë” një rol në disa episode në Baywatch dhe 7th Heaven.

Lindsey Pelas – Nuk është krejtësisht e panjohur, pasi më parë ka treguar me mburrje dekoltenë e saj për revista të famshme. Adhuron gjithashtu edhe fitnesin.

Melissa Riso – Është një aktore, kozmetologe dhe modele. Dekolteja e bollshme e saj ka tërhequr vëmendjen e Fila dhe të Pepsi, që e kanë shfrytëzuar në disa spote publicitare.

 Olya Abramovich – Adhuron të reklamojë asetet e saj, gjoksin dhe të pasmet. Megjithë famën e madhe në rrjetet sociale, karriera e saj si modele është modeste.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here