Skandali/ Zbulohet marrëveshja për votën anti-Trump: Rama merr financime nga islamikët për PPP!

0
1021

Zbulohet më në fund misteri i votës skandaloze anti-amerikane të qeverisë shqiptare në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për rezolutën që merrte në shqyrtim pranimin apo jo të Jerusalemit si kryeqytet zyrtar të shtetit të Izraelit. Ndërkohë që arka e shtetit po thahet si pasojë e projekteve pa logjikë ekonomike nga ana e një kryeministri piktor, për të cilin ekonomia është një rebus i pazgjidhshëm, drejt Edi Ramës po vërshojnë financime nga bankat islamike dhe konkretisht për projektet e shpallura prej tij në kuadër të partneritetit publik-privat (PPP). Banka Botërore ka prezantuar këto ditë një dokument “Mobilizimi i Financave Islamike për Infrastrukturën me Partneritet-Publik-Privat”, në të cilin zbardhet skema e financimit për PPP-të e anëtarëve të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC), ku bën pjesë edhe Shqipëria.

Mundësitë e kufizuara të financave publike shqiptare kanë bërë që qeveria Rama të vendosë një orjentim të ri për të tërhequr kapitalin privat për të aktivizuar investime në infrastrukturë që janë thelbësore për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik. Qeveria shqiptare ka në plan këtë vit të aktivizojë një paketë investimi 1 miliard euro nëpërmjet projekteve PPP në sektorët e përpunimit të mbetjeve, ndërtimin e rrugëve dhe shkollave.

Po Banka Botërore zbulon se bankat islamike janë shfaqur si një nga burimet më të rëndësishme të financimit për një rrjet të gjerë projektesh të infrastrukturës nëpërmjet skemave PPP. Banka Botërore në raportin e posaçëm për këtë çështje shpjegon se, financat islame ofrojnë mundësi zgjerimi të burimeve të financimit, për të përmbushur nevojat e ndërtimit të infrastrukturës në Shqipëri.

Banka Botërore, nga ana e saj, paralajmëron vendet e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, ku është pjesë edhe Shqipëria se financimi islamik në projektet e infrastrukturës përmes skemave PPP paraqet edhe sfida të konsiderueshme. E para është të kuptuarit e paketave të financave islamike, të cilat financojnë projektet e infrastrukturës me PPP dhe së dyti, është e vështirë që paketat e financave islamike mund të përshtaten brenda një projekti PPP.

Turqit

Tashmë nuk është sekret për askënd se Turqia ka qenë promotori i votave anti-amerikane në OKB. Po kjo është shoqëruar edhe me premtime financiare. Për të disatën herë gjatë viteve të fundit, kryeministri Edi Rama njoftoi dje në faqen e tij në Facebook se qeveria që ai drejton ka marrë një ofertë për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, një premtim i përsëritur elektoral i tij. “Kemi kërkesën zyrtare për investimin e madh strategjik të aeroportit të ri kombëtar të Vlorës,” shkroi Rama pa dhënë detaje. “Deri në qershor, hapja e kantierit”, shtoi ai.

Pak më vonë, Ministria e Infrastrukturës dhe Ekonomisë deklaroi se oferta është dhënë nga një konsorcium me tre kompani, Cengiz Construction, Kalyon Construction dhe Kolin Construction dhe se kjo ofertë do t’i nënshtrohet vlerësimit nga kjo ministri si dhe nga Ministria e Financave para se të merret një vendim. Vetëm se ministria tregohet edhe më e kujdesshme, pa dhënë asnjë afat për fillimin e punimeve për një aeroport të tillë.Rama ka deklaruar disa herë më parë plane për aeroporte por pa sqaruar se si kanë ecur këto plane. Në dhjetor 2015, ai pati folur për kërkesa të besueshme për aeroportin e Kukësit, atë të Vlorës dhe atë të Sarandës. ” Unë ju siguroj se vitin e ardhshëm ne do të kemi liri në territorin e Shqipërisë, për ndërtim aeroportesh të rinj, përtej rrezes 80 kilometra perimetër nga Rinasi. Ky është objektivi ynë dhe ne këtë do ta realizojmë patjetër. Sot që flasim, për 3 projekte nga ato që fola, kemi tre kërkesa konkrete shumë të besueshme, për aeroportin e Kukësit, aeroportin e Sarandës dhe aeroportin e Vlorës,” tha kryeministri më 30 dhjetor 2015.

Shqipëria ka aktualisht vetëm një aeroport civil, i cili u privatizua nga qeveria socialiste në vitin 2004 me një kontratë 20 vjeçare. Kontrata e koncesionit përfshiu edhe një klauzolë shumë të debatuar të ekskluzivitetit. Kompania që menaxhon koncesionin, Tirana International Airport, realizoi gati 1.9 miliardë lekë fitime, me një normë fitimi prej 35% mbi të ardhurat. Qeveria aktuale ra dakord në prill 2016 që të zgjasë afatin e koncesionit me minimalisht dy vjet të tjera për këtë kompani në shkëmbim të së drejtës për të hapur aeroportin ekzistues të Kukësit si dhe me 0.5 vite të tjera për çdo vit operimi të mundshëm të një aeroporti të ri në Vlorë. Ndërsa po mbushen dy vjet nga dita kur Shqipëria fitoi të drejtën të verë në punë aeroportin e Kukësit duke zgjatur kontratën koncesionare të Rinasit, situata nuk ka ndryshuar. Kukësi vijon të mbetet aeroport i mbyllur dhe Rinasi vijon të mbetet monopol.

Zgjatja e afatit të kontratës së Rinasit pritet t’i kushtojë shqiptarëve dhjetëramilionë euro shtesë. Kontrata fillestare duhej të skadonte më 2024 ndërsa kontrata e re do të vijojë së paku deri në vitin 2026. Ndërkohë, tanimë duket qartë se do të jenë turqit ata që do të financojnë aeroportin në Vlorë, duke ndihmuar Edi Ramën në momentet e tij më të këqia, kur janë bllokuar tërësisht punimet në infrastrukturë, për t’u hapur rrugë rregullimeve të fasadave të disa qyteteve. Por, a është rruga drejt financimeve islamike shpëtimi i Ekzekutivit të një vendi, që aspiron të hyjë në Bashkimin Evropian perëndimor? Duket qartë, edhe nga votimi kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, apo nga deklaratat e vetë kryeministrit para se të zgjidhej Donald Trumpi president, apo nga vizitat në Kinë, se gjilpëra e busullës së Ramës tregon Lindjen, në vend të Perëndimit…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here