FOTO/ E tradhtoi një detaj, selfie në Facebook zbuloi vrasësen

0
247

Kanadezja 21-vjeçe Cheyenne Rose Antoine, është dënuar këto ditë me shtatë vite burgim për vrasjen e shoqes së ngushtë Brittney Gargol.

Policia ka arritur ta identifikojë dhe gjej autoren e vrasjes falë një fotografie të shkrepur dy vite më parë, e cila gjatë gjithë kohës kishte qenë e postuar në Facebook

Që nga marsi i vitit 2015, Antoine kishte shëtitur lirshëm nëpër rrugë, por një selfie me shoqen e ngushtë që ishte shkrepur disa orë para vrasjes, në fund i ka kushtuar burgun.

Hetuesit pas një hulumtimi të gjatë kishin vërejtur në fotografi rripin me të cilin ishte mbytur viktima – i njëjti që ishte gjetur në vendin e krimit.

Gjatë gjykimit Antoine ka pranuar se ka kryer vrasjen, duke shtuar se nuk i kujtohet në detaje momenti rrëqethës, për faktin se ajo dhe Gargol kishin konsumuar shumë alkool para grindjes fatale.

Edhe përkundër faktit se një numër përdoruesish kishin kërkuar që fotografia të largohet, Facebook kishte refuzuar një kërkesë të tillë me arsyetimin se selfie i publikuar nuk thyen rregullat e rrjetit social.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here