Gara për kreun e FSHF, Rama nis aksionin pro Finos/Ja çfarë shkruan deputeti i PS-së…

0
162

Bashkim Fino, deputet i Partisë Socialiste, ka zyrtarizuar dy ditë më parë kandidaturën e tij për postin e kreut të FSHF.

Fino tha se nuk do të dorëzonte mandatin e deputetit, pasi këtë gjë nuk e përcaktonte ligji, ndërsa foli për një garë duke respektuar parimet. Por në fakt, duket se në garën për kreun e FSHF, Fino që garon përballë Armando Duka, duket se do të angazhojë dhe po angazhon edhe deputetët socialistë, kolegët e tij.

Një ditë më parë në mbështetje të Finos doli Sajmir Tahiri, ish-ministër i Brendshëm, ndërsa sot në mbështetje të deputetit socialist është rreshtuar edhe Erjon Braçe. Ky i fundit njihet për përplasjet e vazhdueshme që ka pasur me kreun e FSHF-së Duka, ndërsa është tifoz i ekipit të Partizanit, që së fundmi ka si drejtor sportiv vëllain e Kryeministrit, Olsi Ramën.

“Ky Sistem që nis në Federate, zbret në fushë, luhet në baste dhe, mbrohet në televizionin e tani-me cpo shoh, televizionet e Sistemit, duhet shkatërruar.

Për të çliruar futbollin, për tja marrë Sistemit e për tja kthyer popullit, fëmijëve e të rinjve, burrave e grave pasionante që e ndjekin atë, si lojën më popullore në botë.

Bashkim Fino, nëse e bën këtë i ke bërë një shërbim të madh, qindra mijë fëmijëve e të rinjve-së pari, në këtë vend.

Në anë tjetër, jam i neveritur nga alibia që po ndërton Armando Duka: politika po ndërhyn në zgjedhje!

Jo vetëm se nuk është kjo e verteta”, shkruan deputeti i PS-së.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here