Iron Man 3 shkon në Korenë e Jugut

0
160

downey-jr-iron-manTrupat amerikane në Korenë e Jugut janë në gatishmëri të plotë për t’iu përgjigjur një sulmi të mundshëm të Koresë së Veriut dhe përforcimi më i fundit për ta është “Njeriu i Hekurt”. Robert Downey Jr. ka zbritur në Seul për të promovuar filmin e tij më të ri me titull “Iron Man 3” dhe në një konferencë për shtyp pranoi se është habitur se sa mirë është pritur nga publiku personazhi i tij përgjatë këtyre viteve. “Para pesë vitesh nuk e dija aspak nëse do të pëlqehej nga publiku ky superhero. Habitem ndonjëherë me faktin se sa mirë është pritur. I jam shumë mirënjohës publikut”, – deklaroi aktori 48-vjeçar. Në filmin “Iron Man 3”, inxhinieri bilioner Tony Stark do të përballet me kërcënimin e shkatërrimit të botës nga terroristi me emrin “Mandarin”. Filmi ka regjinë e Shane Black.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency