Dua Lipa godet sërisht me një tjetër hit

0
158

Prej disa ditësh, Dua kishte njoftuar fansat t’u përgatisnin për publikimin e klipit dhe këngës ‘IDGAF’. Sot, këngëtarja ka postuar në profilin e saj në Instagram pjesë nga video, që tashmë mund të klikohet nga çdokush edhe në YouTube. Si gjithmonë, Lipa ka zgjedhur diçka krejt ndryshe edhe këtë herë, duke e konceptuar në një mënyrë interesante performancën në këtë projekt të radhës.

E rrethuar nga një grup balerinash, përgjatë klipit shihen dy grupe vajzash të veshura me të kuqe dhe me blu, e në fakt grupi i dytë nuk është gjë tjetër veçse kopja e të parit. Dua dhe performueset kanë realizuar një lloj të veçantë koreografie, ndërsa video ka marrë deri më tani rreth 1,038,123 klikime. Duket se ky vit do të jetë po aq i suksesshëm sa viti që lam pas për këngëtaren.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here