Studentët i paraprijnë protestës së opozitës/ Më 24 janar para Kryeministrisë: Ja kërkesat …

0
125

Lëvizja për Universitetin, e cila ka një drejtim të majtë, ka paralajmëruar mbajtjen e një proteste në datën 24 janar, 3 ditë përpara asaj të përcaktuar nga opozita.

Protesta e kësaj lëvizjeje ka të bëjë me tarifat studimore, që sipas tyre, duhen përgjysmuar në të gjitha nivelet dhe degët e studimeve si një hap i parë i heqjes së diskriminimit ekonomik. “Në orën 11 të datës 24 janar, nga Korpusi drejt Kryeministrisë”, është njoftimi i shpërndarë nga Lëvizja për Universitetin.

Sipas organizatorëve, të gjitha gjobat dhe haraçet e tjera për të vazhduar studimet, si detyrimi për të paguar institucione private për çertifikimin e gjuhës së huaj apo pagimi i dyfishtë i krediteve për provimet e mbartura, duhen hequr sa më parë.

Po kështu, një tjetër motiv dhe kërkesë e kësaj proteste është qëndrimi në godinën e tij historike të Fakultetit të Gjeologji Minierave, që rrezikon të kthehet në pallat të njerëzve të padrejtësisë.

Gjithashtu paralajmërohet se në fund të protestës do të dorëzohet një peticion me mijëra firma studentësh që i kërkon qeverisë të nisë heqjen e tre formave më të drejtpërdrejta të diskriminimit ekonomik në universitete.

Protesta e Lëvizjes për Universitetin dhe caktimi i datës më 24 janar është bërë pasi PD, aleatët dhe LSI, parti në opozitë, zyrtarizuan datën 27 janar si ditën kur do të protestojnë përpara godinës së Kryeministrisë.

Protesta e opozitës përfshin në vetvete nga çështjet politike, ekonomike dhe sociale, çka do të thotë se edhe Lëvizja për Universitetin mund t’i bashkohej zyrtarisht protestës, përsa kohë drejtues të partive opozitare i kanë bërë thirrje çdokujt që të protestojë ndaj keqqverisjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here