Spaho pas Konferencës së Kryetarëve: Marku u emërua për të mbrojtur Tahirin, Dakon dhe Sejdinin

0
197

Partia Demokratike ka kërkuar sot gjatë Konferencës së Kryetarëve, dorëheqjen e Gramoz Ruçit, si kryetar i Kuvendit.

Kërkesa është bërë nga nënkryetari i PD, Edmond Spaho, i cili pas Konferencës akuzoi Ruçin për shkelje të Kushtetutës në zgjedhjen e kryeprokurores Arta Marku në 18 dhjetor 2017.

Demokratët pas kërkesës për largimin e Ruçit, u larguan nga salla duke bojkotuar Kuvendin.

Nuk është se Spaho bëri koment preciz lidhur me faktin nëse do bëjnë bojkot përfundimtar, megjithatë la të kuptohet se kjo gjë mund të ndodhte.

“Paralajmërimi i opozitës po vërtetohet çdo ditë me shkarkimin e prokurorëve brenda disa ditëve dhe zëvendesimin e tyre me sejmenë të Edi Ramës, dhënien e pasaportës Sajmir Tahirit, lirimin e Orest Sotës i cili u kap me 863 mije euro dhe dy patenta të Sajmir Tahirit si dhe lirimin para disa ditësh të një të burgosuri të proçesit të Xibrakës. Në këto kushte Opozita nuk mund të lejojë shkeljen permanente të Kushtetutës dhe delegjitimimin e institucioneve, duke qëndruar fort në mbrojtje të saj dhe institucioneve demokratike dhe si hap i parë i kthimit të normalitetit në Kuvend, kërkojmë dorëheqjen tuaj nga funksioni i Kryetarit te Kuvendit”, thuhet në letrën e Spahos.

Spaho tha pas Konferencës së Kryetarëve se PS e emëroi Markun vetëm me 69 vota dhe pa kaluar procesin e Vettingut për t’i dhënë mbrojtje ligjore ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit.

“Qëllimi i emërimit antikushtetues i Kryeprokurorit është t’i japë mbrojtje ligjore pushtetit të inkriminuar dhe të korruptuar të Edi Rames.  Qëllimi i emërimit antikushtetues i Kryeprokurorit për të mbrojtur Saimir Tahirin nga akuza e trafikut nderkombetar të drogës, Vangjush Dakon nga përgjimet e shërbimeve të huaja për blerjen e votës nga kriminelët në këmbim të tenderave, Qazim Sejdinin për lidhjet me krimin e organizuar, pastrimin e parave dhe blerjen e zgjedhjeve. 

Opozita nuk mund të lejojë shkeljen e vazhdueshme të Kushtetutes dhe delegjitimimin e insititucioneve. Opozita do të qendrojë fort në mbrojtje të Kushtetutës dhe institucioneve demokratike. Dorëheqja e Ruçit është hapi i parë i kthimit të normalitetit në parlament”, ka thënë Spaho pas përfundimit të Konferencës së Kryetarëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here