Depozitoi USD në bankë, pas 4 vjetësh burrit nga Tirana ‘i ikën mendja’ nga ajo që zbulon

0
270

Një 53-vjeçar banues në Bathore, Tiranë, ka bërë kallëzim penal në Polici pasi ka zbuluar se një bankë e nivelit të dytë në Durrës i ka falsifikuar firmën dhe i ka marrë një shumë dollarësh që i ka depozituar 4 vjet më parë, duke i transferuar në një firmë private në Kukës. Kështu ka thënë në Polici burri i cili ka kërkuar të zbardhet ngjarja dhe t’i kthehen lekët mbrapsht nga banka, shkruan “Panorama”.

Njoftimi nga Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar:

Më datë 10.01.2018, shtetasi R.D, vjeç 53, banues në Bathore, Tiranë, kallëzon së në vitin 2013, në një bankë të nivelit të dytë dega Durrës, ka depozituar një shumë dollarësh të cilat nëpërmjet falsifikimit të firmës nga banka, janë transferuar tek një firmë private Kukës. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, Durrës, për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe ”Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”. Nenet 186 e 135 të Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here