Kush është shefi që braktisi Erion Veliajn për lotarinë amerikane

0
171

Orest Çipa, një ndër shefat më të rëndësishëm në bashkinë e Tiranës, ka vendosur të lërë punën dhe Veliajn për t’u larguar nga Shqipëria pasi ka fituar lotarinë Amerikane.

Krahas largimeve masive të shqiptarëve, një largim më tepër i një të riu nuk do bënte aq shumë përshtypje, por fakti që Çipa ka një post që e ëndërron shumica e shqiptarëve e bën këtë një lajm tronditës.

Orest Çipa, punon si shef i Sektorit të Koordinimit të 24 Njësive Administrative në bashkinë e Tiranës.

Ende nuk dihet nëse në vitin 2018 nuk dihet nëse do vazhdojë të jetë sërish pjesë e bashkisë, pasi 29-vjeçari ende nuk i ka përmbyllur të gjitha procedurat për largimit e tij.

Largimi i 29-vjeçarit është paksa i papritur, edhe pse shumica e shqiptarëve kërkon të largohet drejt vendeve të BE-së apo SHBA-së. Kjo sepse ai ndryshe nga të tjerët, ka edhe një post të mirë pune.

Ditën e sotme edhe prestigjiozja Deutche Welle i ka kushtuar një shkrim në seksionin e saj shqip Orest Çipës.

“Të punosh në Bashkinë e Tiranës është një mundësi e shkëlqyer”, thotë Orest Çipa, mirëpo siç duket jo aq e shkëlqyer sa Amerika.

Në ditët e para të këtij muaji ai do të merret në intervistë nga Zyra për Çështjet Konsullore në Ambasadën Amerikane në Tiranë.

Çipa ka mbaruar studimet në universitetin e Tiranës për gazetari, ka kryer një master 3 vjeҫar për Drejtësi dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin e Shangait dhe ka përvoja të mira pune brenda dhe jashtë Shqipërisë. Por përsëri Shqipëria atij nuk i ofron të gjitha mundësitë për t’u ndier i plotësuar.

“Ka shumë faktorë që më bënë të aplikoj për të fituar Llotarinë Amerikane dhe u larguar nga Shqipëria. Janë faktorë ekonomikë por edhe të tjerë që nuk kanë të bëjnë me ekonominë. Ka një zhvillim të ngadalshëm shoqëror, emancipues, demokratizues. Psh ndjej një rënie të peshës, fuqisë së qytetarëve që i kërkojnë llogari qeverisjes dhe duan një rol më të madh. Ende indeksi i korrupsionit është goxha i lartë, ndër më të lartët në Ballkanin Perëndimor. Këtu ndodh që edhe raportin e invaliditetit, kur je invalid, duhet ta marrësh me mik. Dihet që sa më i lartë korrupsioni, aq më e lartë përqindja e njerëzve të arsimuar që kërkojnë të largohen. Korrupsioni fiton terren në kurriz të ndertimit të një shoqërie të bazuar në merita. Ka edhe faktorë të tjerë që lidhen me jetën e përditshme”, thotë Orest Çipa për Deutche Welle.

Në artikulli prestigjiozja gjermane e quanin fenomenin e largimit të të rinjve të arsimuar si Çipa, si “Ikja e Trurit nga Shqipëria”, të cilën e konsideron me përmasa shqetësuese.

“Largimi i ajkës së intelektualëve dhe sidomos e rinisë ka pasoja të rënda: Shqipërisë i ikën pjesa më e mire e kapitalit njerëzor, lokomotiva e zhvillimit të saj ekonomik dhe social. Ikja e rinisë po tkurr aktivitetin dhe efektivitetin prodhues në sektorin privat dhe po ngadalëson ritmet e procesit të afrimit të Shqipërisë me BE, process i vlerësuar si katalizator i emancipimit shoqëror, zbatimit të ligjit dhe i kryerjes së refomave të mëdha.”, thuhet më tej në artikull.

cipa

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here