Protesta/ Kryemadhi: Të sëmurit ti heqim prizat, Rama nuk ka parë gjë akoma!

0
133

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi është shprehur se protestat e opozitës së bashkuar që nisin më 27 Janar në kryeqytet, do të pasohet nga të tjera protesta. Misioni i protestës, shpjegoi ajo, do jetë rrëzimi i qeverisë.

“Të largojmë qeverinë e narkoshtetit do jetë mision kombëtar. Data 27 është vetëm fillimi dhe nëse do të dojë opozita të ndalet nuk do ndalen qytetarët”, tha Kryemadhi e ftuar në “News 24”.

Kryemadhi paralajmëroi kryeministrin Edi Rama se “nuk ka parë gjë akoma”. Kryetarja e LSI-së ftoi qytetarët në protestë në mënyrë që “të sëmurit Edi Rama ti heqim prizat”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here