Lefter Maliqi i bashkohet protestës: Populli të marrë në dorë fatet e tij

0
2

Deputeti i opozitës së re, Lefter Maliqi i është abshkaur sot protestës së opozitës. Me të janë dhe dhjetarë qytetarë të cilët e mbështesin dhe po marshojnë së bashku drejt Kryeminsitrisë.

Ndërkohë Maliqi në një reagim në Facebook shprehet se ai po bashkohet protestës pasi është kundër instalimit të diktaturës. “Populli të marrë ne dore fatet e vendit dhe te vendos me vote te dretperdrejt te lire e te ndershme per deputet qe do,dhe Qeverin qe do. Sot është dita neser do jetë vonë”, shkruan ndër të tjera deputeti demokrat.

POSTIMI I PLOTË

Drejtë Protestës. Kunder zgjedhjeve farsë të 30 Qershorit. Kundra instalimit të diktatures.Kundra oligarkëve, bandave, trafikantëve qe kane kapur Qeverine, qe perdoren per blerje, shantazhime, kercenime votuesish Pro zgjedhjeve të lira, te ndershme. Pro zhvillimit ekonomik,sigurise ne vend dhe ëndrres Europiane. Qeveri teknike,zgjedhje te parakohshme,ndryshim sistemi elektoral. Populli të marrë ne dore fatet e vendit dhe te vendos me vote te dretperdrejt te lire e te ndershme per deputet qe do,dhe Qeverin qe do. Sot është dita neser do jetë vonë. I bashkohem me zemer e shpirt demokratëve te ndershem dhe socialisteve te zhgenjyer qe duan shkeputjen perfundimtare nga Rilindja e krimit dhe e korrupsionit.Rrofte Shqiperia, rrofte Demokracia, poshte Diktatura.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here