Ndërron jetë papritur shqiptari në Itali, lë pas gruan e dy fëmijë të mitur

0
205

Ka ndërruar jetë në moshën 30-vjeçare një shqiptar në Itali për shkak të një ataku kardiak.

Sipas mediave italiane, ai quhet Juled Kinkaj, baba i dy fëmijëve të mitur, i cili kishte shkuar në komunën Olginate me familjen e tij vetëm disa muaj më parë.

Fillimisht nga Shqipëria, ai kishte shkuar në Puglia ku kishte kaluar fëmijërinë e tij para se të shkonte në Lecco. Aty kishte gjetur dashurinë e jetës, Annamaria Ruggerin, e cila së pari do të bëhej partnerja e tij dhe pastaj nëna e dy fëmijëve ij, Amber dhe Ricky, të moshës 3 dhe 5 vjeç.

Përveç familjes së tij, Juled Kinkaj gjithashtu la nënën e tij Mimoza, babanë Durim dhe motrën Jonida.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here