Ja kush e zëvendëson Haki Çakon në krye të Policisë së Shtetit

0
213

Lirohet nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako. Vendimi është firmosur nga Kryeministri Edi Rama pas propozimit të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhfaj.

Në vendin e Çakos në postin e drejtorit është komanduar Rebani Japui.

Dy kandidatët për vendin e Çakos janë Ardi Veliu dhe Eduart Merkaj, ndërsa deri në zgjedhjen e pasuesit në detyrë i komanduar do të jetë Rebani Japui, që deri tani ka mbajtur postin e zv/ drejtorit të Policisë së Shtetit.

Pas lirimit nga detyra ministri Xhafaj pati një takim me Çakon.

“Realizimi i objektivave të këtij mandati qeverisës, në fushën e rendit dhe sigurisë publike, sfidat që e presin Policinë e Shtetit, kërkojnë një ritëm më të shpejtë dhe dinamikë të madhe pune. Për këtë arsye është i domosdoshëm një lidership i ri, me energjitë të reja për të motivuar dhe çuar përpara punën e Policisë së Shtetit. Puna e kësaj të fundit, domosdoshmërisht duhet të jetë e orientuar drejt rezultateve konkrete, me qëllim që t’u përgjigjet, kësisoj, më mirë kërkesave të kësaj faze të re dhe pritshmërive të larta të publikut dhe partnerëve Haki Çako u emërua në pozicionin e drejtorit 3 vite më parë në vendin e Artan Didit, ndërsa pas lirimit nga detyra sipas burimeve nga Ministria e Brendshme do të emërohet në një tjetër pozicion nga Xhafaj. Me lirimin nga detyra të Çakos pritet që të ketë lëvizje të tjera në të gjitha drejtoritë e policisë në qarqe, por edhe në struktura të tjera”, thuhet në njoftimin e MB-së.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here