Madhëri a mund të më bësh ministër, dragua a çfarë të duash, vetëm të jem në oborrin tënd?

0
404

Nga Dr. Ndriçim Mehmeti

Në një mbrëmje gaztorësh, që madhëria  i bënte rregullisht njëherë në javë, një ndër të preferuarit e tij, ju afrua dhe I tha: “Madhëri,! Kam një hall por jo për vete, për popullin. Fol -ia ktheu-fytyrëngrysur madhëria, pa lëvizur as qerpik, as duar as këmbë nga divani i tij ku ishte shtrire sa gjatë e gjerë”.

Ti e mban mend vijoi- gaztori -“atë miken time, që vinte ndonjëherë më shoqëronte deri tek portat e pallatit tënd. Njëherë e ke parë, ndoshta dhe s’të kujtohet, ajo vajzë. Me prindërit e saj jam rritur, njerëz të mirë ku s’ka, por nuk bënë dot hajër. I ati e nis jetën si kovaç, por tani e ka mendjen tek pija, e jëma lan e pastron gjithandej, por nuk e lenë rehat me fjalë se ndonjëherë jepet edhe pas meshkujve. Të gjitha gënjeshtra madhëri. Janë të mirë aty ku nuk mban më dhe një vajzë, dritë syri kanë. Djalin rebel e kanë dëbuar prej shtëpie dhe nuk i dihet as nam as nishan.’ Një moment gaztori mori frymë, u bë më serioz e melankolik, duke pritur reagimin e madhërisë, që as muskuli më i vogël i fytyrës nuk i lëvizte. Pas një pauze disa sekondëshe, Madhëria reagoi, jo aq emocionalisht sesa me autoritet për të fshehur çdo kureshtje dhe interes. “Vazhdo gaztor i dashur , i tha ai. Vajza u rrit me një mijë halle, por u bë e hajrit. Mbaroi shkollë më shumë nga çka bashkë gjithë lagjja ku banon. Mesa duket për nga inteligjenca ngjau nga nëna e për nga shpirti i mirë e plot bujari të atit. Por tani ka një hall.”

Madhëria me plot pompozitet, por pa e fshehur kërshërinë  dhe as kureshtjen u kthye nga gaztori, ju afrua në vesh, (gjë që e bënte rrallë) dhe i tha me zë shumë të ulët,: “Çfarë ka ngjarë që unë nuk e kam marrë vesh. Mos vuan nga shëndeti, po i marrin shtëpinë, kanë futur të atin në burg se nuk paguan taksa apo mos vallë të jëmën duan t’ia marrin nëpër këmbë. Unë kam dhënë urdhër për pak qetësi këto kohët e fundit, që populli të mendojë se po bëjmë ndonjë gjë të mirë, por mesa duket diçka ka ndodhur mua nuk më ka njoftuar njeri” “Eh -psherëtiu gaztori, nuk ka ndodhur ndonjë gjësend nga ato që mendoni ju Madhëri. Mbase të ka thënë edhe Ministri i Oborrit. Çfarë se nuk po kuptoj dot ndonjë gjë- ngriti supet rëndë-rëndë madhëria.”

“Një ditë kur ju kishit vënë një shpallje për vende pune në zyrat e oborrit, ajo erdhi dhe më tha se kishte shumë shpresë që do të mund edhe ajo të shikonte se ç’bëhej me punët e mëdha të shtetit. Ajo kishte bërë një kërkesë modeste pa shumë pretendime, për të qenë në një punë zyre. I pëlqen shumë të rendis letra e shkresa pa fund që mund të vijnë nga zyra të ndryshme. Madje ishte habitur kur kishte arë kaq shumë njerëz të interesuar për punë. Jo se është ndonjë çudi më tha ajo vajzë e ndrojtur- që njerëzit duan të punojnë pranë madhërisë. Por dëgjova edhe gjë a të padëgjuar për veshin tim. Si për shembull i tha madhëria. Kishte disa syresh mes njerëzve që prisnin radhën, të cilët thoshin unë jam gati të bëhem: “Shërbëtor, furrtar, druvar, hamall, zhongler, zanë a dragua mjafton të jem në oborrin e madhërisë”.

Kjo mikja ime i quante disi të marrë këta njerëz, të rëndomtë e ndoshta të paaftë për jetën. Kështu që uli kokën dhe iku pa i ardhur radha dhe u kthye në shtëpi e mërzitur. Teksa po bënte gati torbën për të marrë rrugët se për ku as vetë se dinte. Nëna e saj mu shfaq vrik tek dera e shtëpisë e mi shkoqiti të gjitha, çfarë ju thashë. Unë që e kam për zemër atë vajzë me një frymë u ndala tek shtëpia e saj buzë rrugës. E pyeta sikur nuk dija gjë. “Hë, si vajti dita sot. Mos bëj sikur nuk di gjë ma ktheu. Do të iki nga sytë këmbët e më nuk dua të shoh se ç’bëhet. Mos mu lut kot. Vendin nuk e kam më këtu. Më parë mendoja thjesht për një punë. Një punë në shërbim të njerëzve si unë. Por sot e kuptova që mund të bëhesh kushdo.

E kur të tjerët mburreshin e krekoseshin, pa një fije shkollë e kulturë se mund të bëheshin gjithçka, unë mendova se tutje matanë shumë larg, mund të bëhem kushdo. Ndoshta një ditë edhe princeshë, në një principatë pa shumë emër e bujë.” E ke gabim i thashë – vendi i duhur për t’u bërë gjithçka është këtu. Po duhet gjetur marifeti.. ‘Mendova madhëri të mos na iki shansi nga duart dhe ta bisedoj njëherë me ju punën e kësaj vajze”. Madhëri u përtyp pak si gjel deti, largoi nga krahët majmunin e tij të vogël, e përkëdheli me shumë delikatesë i ofroi një banane. Fërkoi kokën për minuta me radhë e pastaj mu kthye. “Po ç’mendon të bëjmë gaztori im i dashur-me këtë vajzë. Si të bësh ymër zotrote. Ajo nuk kërkon ndonjë gjë të madhe, por me siguri, ndonjë surprizë mund të kesh menduar për të. Do të mendoj i tha madhëria dhe në festimet e ardhshme, ma fto edhe vajzën.”

Ditët rrodhën shumë shpejt. Oborri përgatitej të për një gosti të madhe. Kishin përpara festën e pranverës. Si zakonisht madhëria ja linte në dorë këshilltarëve të vet, të gjitha organizimet, dhuratat, gradimet e gjithfarë duhej për një moment kaq të rëndësishëm. Por kësaj radhe vendosi të marri në dorë vetë punët. Ai do të hynte në festë që në fillim dhe jo pas 1 ore, siç shkonte zakonisht. Do të dilte si i maskuar, ose mund të rrinte edhe në një cep që nuk do ta dallonte njeri.

Gaztori do të merrte vajzën me në festë dhe ai vetë do t’u jepte lajmin e mirë. Kaq hollë e kishte menduar madhëria si asnjëherë tjetër, sa mezi priste të vinte ajo ditë. Dhe ja ku erdhi çasti i shumëpritur. Nderin e hapjes së festimeve madhëria ja lë gaztorit të tij të preferuar, pa i thënë surprizën që i kishte përgatitur. Populli i dehur para kohe ca nga atmosfera, e ca nga pijet që shkonin lumë, as që e vuri re praninë e madhërisë. Gaztori me qejf të madh hapi festën e nuk pushonte së foluri, nga kënaqësia që ndiente për këtë nder.

Në një moment ju afrua dikush nga oborrtarët e i tha: “Shko se madhëria po të pret”. Ai me hap të shpejtë ndoqi oborrtarin dhe u gjend për pak sekonda para madhërisë. “Madhëri më thirrët. Po gaztori im. Ku është vajza që më fole. Por pret diku këtu – ju gjegj gaztori. Thirre, se kam diçka për të folur me të”.

Gaztori shkoi dhe në mes të turmës pikasi vajzën. E tërhoqi prej dore dhe i tha në vesh: “shpejt se madhëria po ju pret. E hutuar ende pa e marrë veten, vajza u gjend para njeriut që ndërronte se do ta takonte një ditë, por pa shumë besim se do të mund ta realizonte këtë dëshirë. “U mendova gjatë për hallin tënd, falë interesimit të madh të gaztorit, mendova se mund të bëhesh ministër në oborrin tim- itha madhëria e tij. Nuk do të kesh shumë punë. Do të merresh me hallet e njerëzve. Do t’u premtosh sa më shumë dhe mos ki detrt. Nuk do të zgjidhim ndonjë prej tyre, por ata do të kënaqen me fjalët. Ti vajzë e re je dhe do të mësohesh edhe me gënjeshtrën. Të vaftë mbare e mbase mund të takohemi ndonjë herë në të rrallë në oborrin tim.”

Pra ëndrra u bë realitet, vajza filloi punë, një punë që se kishte parë as në ëndrrën e saj më të bukur: Ministër. Të tjerët presin në radhë, për zanë, dragua a ndonjë gjë tjetër. Për vendin e ministrit mos u shtyni më, as mik mos fusni. Ai sapo u zu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here