I keni parë këto kioska në Tiranë? Ja për çfarë shërbejnë

0
313

Qytetarët e Tiranës do të marrin më lehtë dhe më shpejt dokumentet zyrtare që u nevojiten.

Bashkia e Tiranës do të lëshojë dokumentet në një kioskë, ku qytetarët, ashtu sikurse veprojnë në një bankomat, do të mund të printojnë dokumentet e tyre zyrtare pa pritur në radhë dhe duke rritur në këtë mënyrë edhe transparencën. Këto pika shërbimesh do të jenë 24 orë të hapura, e fillimisht do të shërbejnë për të marrë certifikatat kryesore: familjare e personale.

Bashkia e Tiranës ka rreth 60 shërbime, e nga këto janë identifikuar 29 që mund të bëhen me një ndërveprim, pra ku qytetari mund të paraqitet me një kartë identiteti, të kryejë identifikimin dhe të marrë shërbimin.

Këto certifikata do të firmosen, do të vulosen, e më pas do të futen në ‘e-Kioskë’ dhe qytetarit do t’i duhet vetëm t’i printojë. Pas Open Data apo aplikacionit të aksesueshëm direkt nga celulari “Tirana Ime”, projekti i ri i shërbimeve online pritet që ta rendisë Tiranën mes kryeqyteteve më të zhvilluara në Europë që e ofrojnë atë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here