Ndalimi i protestuesve, Basha: Rama po tregon shenjat e tmerrit nga protesta!

1
255

Kreu demokrat Lulzim Basha ka reaguar përmes një komenti në rrjetet sociale në lidhje me ndalimet që policia po i bën në pikat e kalimit kufitar mbështetësve të opozitës, që morën pjesë në protestën e 18 dhjetorit.

Basha shkruan se ndalimi i protestuesve edhe në natën e ndërrimit të viteve është reagim prej frikacaku i Edi Ramës nga zemërimi masiv i qytetarëve, që falë bashkëqeverisjes së tij me krimin, janë sot më të varfrit në Europë.

Sipas Bashës, ndalimet janë shenjat e tmerrit që ka kapur kryeministrin Rama nga protesta e radhës. Këtë muaj, opozita ka parashikuar protesta.

Postimi i plotë

“Ndalimi i protestuesve edhe ne naten e nderrimit te viteve eshte reagim prej frikacaku i Edi Rames nga zemerimi masiv i qytetareve, qe fale bashkeqeverisjes se tij me krimin, jane sot me te varfrit ne Europe. Ndersa me bekimin e tij kalojne tonelata droge drejt Italise, policia e urdheruar nga Edi Rama dhe vellai i trafikantit te droges, Fatmir Xhafa, po ndalon qytetaret qe u ngriten kunder dhunimit te kushtetutes, kunder emerimit te Edi Rames kryeprokuror. Keto jane shenjat e tmerrit qe i ka kapur nga protesta e rradhes. Burgosja e qytetareve nuk e shpeton dot Edi Ramen, sepse nje popull te tere nuk e burgos dot. Burgu eshte vendi per trafikantet, bashkepuntoret e krimit ne pushtet, per te korruptuarit qe Edi Rama po ben gjithcka per t’i mbrojtur, jo per qytetaret qe ngrihen se nuk sigurojne dot buken e femijeve te tyre, ngrohjen ne kete dimer te acarte, nuk paguajne dot faturat qe rriten cdo vit. Me akte te tilla Edi Rama nuk ben gje tjeter veçse po firmos me shpejtesi fundin e tij politik. Shqiptaret e vrane friken 28 vite me pare. Kushdo qe perpiqet te riktheje sundimin permes frikes, do te kete te njejtin fund!”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here