Basha: “Një kryeministër që nuk ka kapacitet për të reflektuar, detyrë e njeriut të ngrihet kundër…”

0
144

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, i pyetur dje nga gazetarët nëse opozita do ta bllokojë sërish Kuvendin sot siç veproi javën e kaluar, kur kërkoi përjashtimin nga seanca të kryeministrit Edi Rama për fjalorin e tij vulgar, ai theksoi se pyetja duhej të ishte më në thelb: “çfarë ju shtyn ta bëni këtë”, pasi është detyrë e njeriut të lirë dhe detyrë elementare e opozitës të ngrihet kundër padrejtësisë.

Basha: Padrejtësisht vëmendja përqëndrohet tek “çfarë do të bëni ju” sesa tek “çfarë ju shtyn ta bëni këtë”.  Sa herë që përballemi me një padrejtësi, është detyra e njeriut të lirë, e njeriut me ndërgjegje europiane apo euroatlantike e amerikane të ngrihet kundër padrejtësisë. Kjo është një ftesë që i bëj çdo qytetari shqiptar dhe padyshim është një detyrë elementare e opozitës, në veçanti sot kur përpjekjet e Ramës nëpërmjet përqëndrimit të pushtetit është të topisë çdo fakktor tjetër që mund ta bëjë këtë. Kap median, kap drejtësinë, kap Prokurorinë, kap SHISH. Përdor Parlamentin si dyqanin e vet privat, qeverinë po se po. Ndaj është detyrë e opozitës të qëndrojë fuqimisht për themelin e Europës, atë që njihet si “Parimet e Kopenhagenit”: Demokracia, zgjedhjet e lira dhe të ndershme, dekriminalizimi, drejtësia e pakapur, shteti ligjor, kriminelët në burg – jo populli i pafajshëm, çlirimin e ekonomisë nga monopolet dhe nga oligarkët; transparencë për shpenzimet qeveritare se taksat kanë shkuar në qiell dhe investimet e qeverisë janë në diell. Taksat po shkatërrojnë biznesin e vogël. 50 biznese falimentojnë ditë për ditë.

Sot që po flasim, 50 familje kanë mbyllur qepenat dhe janë në mes të rrugës, ndërkohë që flasim. Këto janë problem të rënda e të thella të përditëshme të Shqipërisë dhe këto nuk mund të zgjidhen duke pretenduar se problemet nuk ekzistojnë dhe duke mos i vënë gishtin shkaktarit të këtyre problemeve. Problemet ekzistojnë, janë të rënda dhe shkaktari është; qeverisja, Edi Rama, me përqëndrimin e pushtetit, me aleancën me krimin, me mos ndëshkueshmërinë e zyrtarëve të lartë duke nisur me Saimir Tahirin dhe për fat të keq duke vazhduar traditën e tij të spekullimit dhe të mos pranimit të problemeve në raste të veçanta siç është ky i sotmi.

Sot duhet ta shikonte aktin e hapjes së negociatave si një mundësi për të reflektuar thellë. Por po e them dhe njëherë: vërteton sot se nuk ka kapacitet për të reflektuar dhe ky është një problem i madh politik i vendit, nuk është vetëm i opozitës, është i vendit. Është edhe i Partisë Socialiste.

Keni një kryeministër të ndëruar kolegë socialist dhe të dashur bashkëqytetarë socialistë në të gjithë Shqipërinë i cili nuk është në gjendje as të reflektojë, ta kuptojë se cili është problem e jo më të kontribuojë në zgjidhjen e tij. Ky është një problem i madh, nuk është problemi i demokratëve, nuk është problem i opozitës, por është problem i të gjithë shqiptarëve,” theksoi Basha dje.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here