Pr/rezoluta në Kongresin amerikan /Prtiten masa ndaj vendeve që votuan kundër SHBA

0
167

Disa kongresmenë i kanë parashtruar Komisionit të Jashtëm në Kongresin amerikan një pr/rezolutë përmes të cilës shprehet fuqishëm mosmiratimi i rezolutës së miratuar në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, e cila u paraqit nga Turqia, dhe që kundërshtonte njohjen e Jeruzalemit si kryeqytetin e Izraelit.

Kongresmenët amerikanë përmes draftit të depozituar rreth 1 javë më parë, mbështet dekretin e datës 6 dhjetor të Presidentit Donald Trump, që njeh Jeruzalemin si kryeqytetin e izraelit dhe kalimin e ambasadës së SHBA-së nga tel Avivi ku ndodhet sot drejt kryeqendrës së re.

Përmes pr/rezolutës i bëhet thirrje Presidentit Trump që të udhëzojë Sekretarin e Shtetit që të paraqesë në Kongres një raport mbi statusin e ndihmës që  SHBA do të ofrojnë ndaj vendeve që votuan në favor të njohjes së Jeruzalemit në votimin e kryer në OKB.

Rezoluta e paraqitur nga Turqia u kundërshtua nga 9 vende, mes të cilave edhe SHBA dhe Izraeli, ndërsa 35 vende, mes të cilave 6 të BE-së, abstenuan. Shqipëria u rreshtua mes 128 vendeve që mbështetën rezolutën që kundërshtonte qëndrimin amerikan për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit, ndërkohë që një qëndrim të tillë mbajti edhe Kina, Rusia, Serbia.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here