Gjenden 50 arka me plumba kallashnikovi. Ja vendi

0
288

Gjendet 50 kaseta me plumba kallashnikovi në Gramsh. Dje në fshatin Çekrez, në një gropë septike në ish repartin ushtarak, janë konstatuar 50 kaseta metalike me fishekë model 56, kalibër 7.62 mm. Në vendin e ngjarjes ka shkuar menjëherë policia dhe ekspertët të cilët kanë mundur të pastrojnë gjithë gropën. Ata i kanë marrë arkat me fishekë dhe më pas i kanë dërguar për asgjësim nga forcat e posaçme të ushtrisë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për vlerësim. Gramshi ishte një nga zonat më të militarizuara në Shqipëri në vitin 1997 për shkak të përqëndrimit në afërsi të tij të Uzinave luftarake ku u morën sasi kolosale municionesh dhe armatimi. Aty UNDP realizoi programin “Armë në këmbim të zhvillimit” duke ndërtuar rrugë, ujësjellësa, ura, shkolla, qendra shëndetësore, vetëm e vetëm që popullsia të dorëzonte armët. Por kanë kaluar 20 vite nga ajo kohë dhe sërish gjenden armë e municione.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here