Shenjat e para të Arta Markut, gazetarja ankohet se Prokuroria është kthyer në “bunker”/ Ja ç’do të ndodhë me dosjet e mëdha

0
477

Gazetarja e kronikës në News24, Klodiana Lala, duke folur për emisionin “Të Paekspozuarit”, u shpreh skeptike përsa i përket hetimeve të dosjeve të bujshme nga kryeprokuroja e re e përkohshme, Arta Marku.

“Nuk është e rëndësishme se sa të rrish në atë detyrë, mjafton një javë për të shkatërruar prova dhe dosje hetimore, nuk është e nevojshme të rrish 2 vite, por mjafton një javë që të shkatërrohen. Për mua personalisht ajo që më dha frymë negative, është se u tentua të mbyllet institucioni i akuzës që në momentin e parë. Nëse ne dikur shkonim në dyert e prokurorisë dhe arrinim të merrnim atë për të cilën shkonim të informoheshim, që sot u krijua një frymë bunkeri, ka masa por ka edhe ligje, nuk mund të mbyllen dyert e prokurorisë, në sensin që informacioni do të jetë shumë i mbyllur.” – u shpreh Klodiana Lala.

Por cilat janë këto dosje të bujshme?

“Ka sfidë të madhe përpara, nëse ka vullnetin t’i çoje çështjet deri në fund, jo vetëm çështjen e Tahirit, por dhe çështje me koncesione të rrugëve, çështje të shëndetësisë, atëherë me të vërtetë mund të kemi peshqit e mëdhenj para drejtësisë. Unë them që do jetë më e monitoruar nga të gjithë  paraardhësit e saj.” – shtoi më tej Lala.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here