U kap me 863 mijë euro dhe dy patenta të Tahirit, gjykata lë në burg mikun e ish-ministrit

0
136

Gjykata e Krimeve të Rënda nuk ka pranuar ndryshimin e masës së sigurisë për biznesmenin Orest Sota duke e lënë në burg.

25-vjeçari kishte kërkuar lirimin nga burgu dhe hetimin në gjendje të lirë, por trupi gjykues ka vendosur rrëzimin e kërkesës së avokatit. Orest Sota u arrestua në datë 1 nëntor në Elbasan pranë Metalurgjikut me rreth 863 mijë euro dhe dy patenta lundrimi të Saimir Tahirit.

Avokati Fatmir Braka ka deklaruar pas përfundimit të seancës se Sota nuk është marrë
ende në pyetje dhe se po mbahet padrejtësisht në burg. Për avokatin, prokuroria nuk ka
asnjë provë për akuzat që ka ngritur dhe Sota duhet të lirohet. “Orest Sota po mbahet padrejtësisht në burg, lekët i ka të babait. Prokuroria nuk ka asnjë provë, Sota nuk është marrë ende në pyetje” deklaroi ai.

Por, Prokuroria dyshon se shuma prej rreth 863 mijë euro dyshohet se i përket ish-minitrit Tahiri dhe janë para që vijnë nga aktivitete të paligjshme.

Sipas hetimeve të prokurorisë së Krimeve të Rënda, Tahiri dhe Sota kanë udhëtuar bashkë disa herë, gjë që vërteton njohjen e tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here