Shtyhet seanca për pronat e Balilit

0
228

Seanca gjyqësore për sekuestrimin e pronave të familjes Balili është shtyrë nga Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda.

Shkak u bë mosformimi i trupit gjykues. Seanca do të zhvillohet në janar të 2018-ës. Ndërmjet pasurive, të cilave u është vendosur sekuestro preventive, është edhe kompleksi “Santa Quaranta.”

Dhjetra forca policore kanë mësyrë në 24 nëntor 2014 në hotelin Santa Quaranta në Sarandë, pronë e të shumëkërkuarit të drejtësisë, Klement Balili, për ta vënë nën sekuestro preventive me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të vendosur në sekuestron preventive kompleksin e njohur dhe 20 apartamente që ishin pronë e Balilit dhe familjes së tij, me dyshimin se ishin përfituar nga aktivitete kriminale, si trafiku i drogës.

Klement Balili është ende në arrati; arrestimi i tij nuk është bërë i mundur pavarësisht disa operacioneve blic të Policisë së Shtetit.Shty

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here