Vdekja pas kurimit me sodë akuza kërkon tjetër ekspertim

0
157

Elton Qyno

spitaliZbardhet ekspertiza e parë, Luca Olivato vdiq nga kurimi me sodë buke

Specialistët: Na jepni dëshmitë për të nxjerrë përgjegjësit e vdekjes së 27-vjeçarit italian

 

Vdekja në Tiranë e 27-vjeçarit Luca Olivato për shkak të kurimit me sodë buke nga ana e mjekut italian Tullio Simoncin ka bërë që Prokuroria e Tiranës të intensifikojë hetimet me qëllim zbardhjen e plotë të shkakut të vdekjes së këtij shtetasi. Për të hedhur dritë më tepër në shkaqet që çuan në vdekjen e Luca Olivatos, prokuroria e Tiranës pak ditë më parë ka kërkuar kryerjen e një ekspertimi të dytë nga ana e mjekëve të Laboratorit të Mjekësisë Ligjore, pasi edhe këta të fundit në aktin e para që kanë paraqitur në prokurori, kanë kërkuar të njihen me dokumentet e sekuestruara nga ana e akuzës si dhe dëshminë e mjekut Italian, me qëllim nxjerrjen e një konkluzioni përfundimtar rreth shkaqeve që çuan në vdekjen tragjikë të 27-vjeçarit Luca Olivato. Sipas aktit të parë të ekspertimit mjeko-ligjor, specialistët kanë treguar se Luca Olivoto ka vdekur nga edema polmonare akute, në një subjekt me tumor malinj i trurit i trajtuar me bikarbonat natriumi. Mjekët vijojnë duke shpjeguar se nga të dhënat e aktit toksikologjik, në trupin e të ndjerit u zbuluan prani të medikamentit valium, ndërsa nga të dhënat e kartelës vijohet më tej rezulton që i ndjeri ka marrë bikarbonat natriumi ose sodë buke në rrugë venoze apo edhe me oksigjen maskë.

Ekzaminimi histopatologjik

aterial i ekzaminuar nga ind i cerebral paraqet zona me vuatje ischemike ike (neurone të kuq) dhe në dy prej tyre vihet re ind glial me celularizim të shtuar, qeliza të rrumbullakta monomorfe. Në disa zona të tjera vihet re pleomorfizëm me i shtuar me infiltrim dhe të korteksit që flet për një bligodentrogliome të gradës së dyte. Edemë perivaskulare dhe celulare. Në zemër struktura histollogjike në përgjithësi e ruajtur. Miocitet të vendosura në trajtë fibrilare me ndërprerje të tyre në disa pamje. Intersticiumi edematoz me infiltrim dhjamor 51 dhe praninë e eritrociteve të freskëta në të. Në periferi të miokardit vihet re dhe indi fibrotik i rretiluar nga ind dhjamor. Vazat e gjakllt me lumën të lirë, me mure me trashësi normale. Në mushkëri struktura histologjike e alteruar. Hapësirat aeveolare të mbushura me likid eozinofilik,qeliza të deskuamuara epiteliale apo dhe prania e shumtë e makrofageve (siderofageve) të cilat janë në grupë apo dhe të veçuara.

Konkluzioni

Duke u mbështetur në të dhënat e mësipërme arrijmë në përfundimin se: në trupin e kufomës së shtetasit Luca Ernesto Olivotto nga jashtë u konstatuan enjtje dhe ekimoza në anën e djathtë të fytyrës, denishtje në kurrizin e hundës. Prania e një kateteri gome në arterien femorale të djathtë. Vdekja e shtetasit Luca Olivotto ka ardhur nga edema pulmonare akute në një subjekt me tumor malinj të trurit i trajtuar me bikarbonat natriumi.Përgjigjja e pyetjes nëse ka ardhur apo jo vdekja e shtetasit Luca Olivotto si pasojë e mjekimit të pakujdesshëm është objekt i një grupi ekspertësh mjekoligjor duke ju vënë në dispozicion krahas materialeve mjekësore dhe materialet e tjera të çështjes si deklarimet e personelit mjekësor që është marrë me trajtimin e tij apo dhe personave të tjerë që kanë dijeni për çështjen.

 

U goditën me makinë

Plagosen dy policë në Lushnjë, arrestohen dy vëllezërit

Teksa, strukturat e policisë së shtetit janë duke hetuar ngjarjen e rëndë ku u plagos me armë shefi i krimeve të Komisariatit të Matit Musa Skura, gjatë mbrëmjes së djeshme dy efektivë të tjerë janë plagosur me sende të forta në qytetin e Lushnjës. Dy efektivat e komisariatit të Lushnjës quhen Berti Memaj dhe Mariglen Lula, të cilët teksa i kanë bërë me shenjë një automjeti për të ndaluar me qëllim kontrollimin e dokumenteve, janë godit nga ana e tyre me makinë. Pas kësaj, dy vëllezërit Fatos dhe Jetmir Sadiku i kanë qëlluar efektivët e polcsisë me sende të forta duke i shkaktuar plagë në trup. Pas kësaj, dy policët e plagosur kanë kërkuar ndihmën e komisariatit të Lushnjës, ku pas ardhjes së përforcimeve, është bërë i mundur arrestimi i tyre. Ndërkohë që dy efektivat e plagosur lehtë janë dërguar në spital, ndërsa është bërë dhe bllokimi i automjetit të këtij krimi.

 

Vidhen dhe lekët

Lushnjë, grabitet kasaforta e komunës me 300 karta identiteti

 

Rreth 300 karta identiteti janë vjedhur nga zyra e gjendjes civile në komunën Gradishtë të Lushnjës, ndërsa policia ka ndaluar rojën Gaqo Xhajën, 58-vjeç si dhe ka shoqëruar 4 persona të tjerë. Sipas policisë, hajdutët kanë hyrë nga dera kryesore duke i hequr asaj bravën. Më pas kanë marrë kasafortën me të gjitha kartat e identitetit brenda, por të paaktivizuara. Në këtë zyrë janë ndodhur edhe një shumë parash, por që nuk janë marrë nga hajdutët. Paraprakisht dyshohet se qëllimi i vetëm ka qenë marrja e dokumenteve të identifikimit, çka ka bërë që policia të ngrejë një grup hetimor për këtë ngjarje. Hetime kanë nisur duke shoqëruar dhjetëra persona të zonës, por pas marrjes në pyetje të tyre sërish ata janë lënë të lirë.

 

Shihet nga kalimtarët

Vlorë, 55-vjeçari vetëvaret në ballkonin e shtëpisë

Një 55-vjeçar u gjet i pajetë në ballkonin e shtëpisë së tij, në katin e tretë të një pallati në lagjen “Isa Boletini” në Vlorë. Besnik Braxhaj është vetëvarur dhe të parët që njoftuan policinë ishin fqinjët e tij. Trupi i pajetë varur në litar është para nga shumë kalimtarë të lagjes, madje edhe fëmijë. Policia e cila arriti të largojë viktimën nga ballkoni dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Pas marrjes në pyetje të personave që kishin njohje me viktimën, kanë mësuar se 55-vjeçari Besnik Braxhaj, banonte në shtëpi i vetëm prej disa kohësh. Kohët e fundit ai kishte rënë në gjendje depresive çka k sjellë dhe marrjen e vendimit fatal, duke u varur në ballkonin e shtëpisë.

 

 

U arrestua në Firence

U betua se do të shuante fisin Shkreta

ekstradohet nga Italia Jetmir Llani

 

Ekstradohet nga Italia Jetmir Llani, autor i dy vrasjeje, një plagosjeje dhe shpërthimit të një banese për hakmarrje për vrasjen e të birit 10-vjeçar Endrit Llani. Një serial vrasjesh që do të vijonte ende nëse Llani në nëntor nuk do arrestohej në Itali, për motiv ekstradimi. Arrestimi në Itali bëri bujë për faktin se Llani i pranoi krimet para oficerit Italian, duke u nxjerrë dhe foton e djalit të vrarë Endritit. Hasmëria e ka zanafillën në momentin kur pas një grindjeje me të, Altin dhe Oligert Shkreta i bëjnë pritë dhe qëllojnë ndaj automjetit. Në makinë ndodhej edhe djali 10-vjeçar Endriti që gjen vdekjen nga plagët dhe mbetet i plagosur i vëllai, Muharremi, policia arrestoi të dyshuarit. Një muaj më vonë, Jetmir Llani sipas policisë nis hakmarrjen, vret në Tiranë, Mark Shkretën, babanë 71-vjeçar të dy të arrestuarve. Disa ditë më vonë u hedh në erë banesën në Fushë-Mamurras. Në fillim të nëntorit, Jetmir Llani me të vëllanë Muharremin u bëjnë pritë teksa ktheheshin nga një dasmë në Serbi, Gentian dhe Aurel Shkretës, dy djemtë e tjerë të Markut. Në ngjarje mbeti i vrarë Gentiani, dhe u plagos me 5 plumba Aureli. Ky është dëshmitari i vetëm në të gjitha sulmet nga Shkretëve që mundi të identifikojë Jetmir Lanin. Policia shqiptare hetoi lidhjet dhe njohjet ku mund të strehohej Llani dhe zbulon një të afërm të tij në Firence. Dërgon dosje Interpol Romës, dhe pas verifikimeve u lokalizua dhe u arrestua i dyshuari. Hasmëria mes tij dhe familjes Shkreta, ka shënuar prej 5 qershorit të vitit të kaluar, 3 të vrarë dhe 2 të plagosur.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency