SHBA hakmerret ndaj OKB-së, shkurton në mënyrë drastike financimet

0
141

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ‘hakmerren’ ndaj OKB-së pas dështimit në votimin e javës së kaluar për të njohur Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit.

Misioni i SHBA-së në OKB ka bërë të ditur dje se ka vendosur të reduktojë me 285 milion dollarë financimin për Organizatën.

“Joefikasiteti dhe tejkalimi i Kombeve të Bashkuara janë të njohura mirë. Ne nuk do ta lejojmë më që bujaria e popullit amerikan të përfitohet ose të mbetet e pakontrolluar. Kjo ulje historike e shpenzimeve – përveç shumë lëvizjeve të tjera drejt një OKB më efikase dhe më të përgjegjshme – është një hap i madh në drejtimin e duhur. Ndërsa ne jemi të kënaqur me rezultatet e negociatave buxhetore të këtij viti, mund të jeni të sigurtë se do të vazhdojmë të shikojmë mënyrat për të rritur efikasitetin e OKB-së duke mbrojtur interesat tona “, tha ambasadori Haley.

Javën e kaluar presidenti amerikan, Donald Trump ka kërcënuar se do të ndalojë ndihmën financiare për vendet që votojnë rezolutën e OKB-së, me anë të së cilës kundërshtohet vendimi i SHBA-së për njohjen e Jerusalemit, kryeqytet të Izraelit.

Rezoluta është miratuar me 128 vota për dhe nëntë kundër.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here