Policia kontroll të rreptë pkave të shitjes së fishekzjarreve

0
113

Policia e Tiranës ka rritur parametrat e sigurisë gjatë festave të fundvitit.

Në bashkëpunim edhe me shërbimet e parandalimit të Zjarreve pranë Drejtorisë së Shërbimit Zjarrfikës, po ushtrohen kontrolle  në subjektet e ndryshme për masat e marra nga ana e tyre  në zbatim të kërkesave të Rregullores “Për mënyrën, kushtet dhe kriteret e magazinimit dhe tregeëtimit  të  lëndëve  piroteknike  e  fishekzjarreve”,

Kontrollet kanë vijuar në subjektet  në tregun “Çam” për verifikimin e dokumentacionit dhe licencave nga subjektet dhe tregëtarët  që importojnë, magaziojnë dhe tregëtojnë lëndë piroteknike dhe fishekëzjarre.

Gjatë kontrollit dhe inspektimit për shitjen të këtyre lëndëve, nuk u konstatuan probleme.

Shërbimet e Policisë do të vazhdojnë kontrollet  në vijimësi për të bërë të mundur  identifikimin e subjekteve dhe kontrollin e tyre për të qenë sa më të kontrollueshëm dhe të ndërgjegjshëm për tregtimin e këtyre produkteve, me qëllim  parandalimin e ngjarjeve në  prag të festave të fundvitit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here