Kreu i ri i KLSH/ Jam njohur me listën dhe me dy tre emra…

0
30

Presidenti Ilir Meta duke folur në studion e emisionit ‘FAKT’ në SYRI.net ka komentuar edhe listën e emrave të kandidatëve të cilët kanë aplikuar për të qenë kreu i ri i Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Presidenti Meta përballë gazetarit Çim Peka është shprehur se është njohur me listën dhe me 2-3 emra.

‘Jam njohur me listën dhe me dy tre emra, të cilët janë shprehur para 30 tetorit.

Përderisa kam ndjekur një rrugë të tillë që në mënyrë publike secili të aplikojë dhe dua ti falënderoj ata që kanë aplikuar, sigurisht që nuk kishte kuptim sepse aty ka mjaft emra të spikatur dhe gjysma e tyre janë akademikë, dhe sigurisht emri do të dalë nga kjo listë.

Unë kam respekt për të gjithë emrat dhe ky është një proces që do kohën e vet.

Ky është një raport mes presidentit dhe kuvendit. Presidenti bën propozimin për drejtimin e këtij institucioni, kuvendi ka të drejtën e aprovimit ose mos aprovimit.

Unë jam për të ushtruar përgjegjësitë e mia në raport me opinionin dhe kuvendin, pastaj secili bën vlerësimin e tij.

Në radhë të parë aty ka shumë emra që mund të ishin në krye të këtij institucioni unë do të gjykoj duke parë me shumë vëmendje emrat e kësaj liste në rrethanat aktuale’, tha Presidenti Ilir Meta në studion e SYRI.net.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here