Ja cfarë bëjnë të rinjtë pas vdekjes së Florenc Beqiraj

0
200

Vdekja e 23 vjeçarit Florenc Beqiraj në një spital në Francë pas dhunës së ushtruar në burgun e Marsejës ka shkaktuar reagime të ndryshme te qytetarët shqiptarë.

Një pjesë e të cilëve përmes rrjeteve sociale kanë denoncuar indiferentizmin e institucioneve të shtetit, të cilat nuk kanë reaguar për ngjarjen, me përjashtim të një deklarate të përciptë të Ambasadës shqiptare në Paris, pas vdekjes së 23 vjeçarit.

Shkodranii ishte larguar me shpresën për të fituar azil në Francë, por që dje është shpallur i vdekur në spitalin ku prej disa ditësh ishte në gjendje kome.

Familjarët pretendojnë se ai është mbytur me litar, ndërsa autoritetet franceze kanë nisur hetimet pas versionit të parë se ai kishte tentuar të vetëvritej.

Sot disa të rinj nga Librazhdi kanë djegur flamurin francez duke dhënë edhe një mesazh të fortë shtetit dhe gjithë shqiptarëve kudo që janë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here