DETAJET/ Plagoset 20-vjeçarit me 6 plumba, ja arsyeja e grindjes banale

0
176

Zbardhen detaje nga plagosja e 20-vjeçarit Hermes Beqiri, mbrëmjen e djeshme në Shkodër.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:20 të së shtunës.

Hermes Beqiri mbeti i plagosur rëndë me 6 plumba në një lokal në lagjen “Guerrile”, në vendin e quajtur ish-Zooteknika.

Disa orë pas plagosjes policia e Shkodrës arrestoi autorin Elvis Hoxha, që ishte fshehur në fshatin Grudë.

Sipas burimeve policore, dy të rinjtë njiheshin më përpara dhe kanë pasur një grindje të çastit për motive banale, gjë e cila solli edhe plagosjen e 20-vjeçarit.

Hoxha, pasi ka debatuar me Beqirin, ka marrë një pistoletë dhe e ka qëlluar disa herë. Hermes Beqiri ka 6 plumba në trupin e tij, pjesën më të madhe në bark dhe në kraharor. Mjekët thonë se i riu ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here