Ngjarje e rëndë! Burrë e grua gjenden të vdekur në banesë

0
166

Dy persona raportohet se kanë humbur jetën në Vlorë për shkak të rrjedhjes së gazit në një apartament.  Ata janë gjetur të pajetë paraditen e sotme në banesën ku jetonin në lagjen “Pavarësia” të qytetit.

Sipas policisë viktimat janë një burrë dhe një grua, 60 dhe 56 vjeç.

Policia ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes.

Policia njofton se:

Rreth orës 11:15, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në një banesë në lagjen ”Pavarsia”, janë gjetur të pajetë dy shtetas.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë konstatuar se në banesën e shtetasit Rr.T., në lagjen ”Pavarsia”, si pasoje e asfiksimit të rrjedhjes së gazit janë gjetur të pajetë dy bashkëshortët Rr.T. 60 vjeç dhe P.T., 56 vjeç.

Trupat e pajetë janë transportuar në morgun e Spitalit Rajonal Vlorë për tu kryer ekspertiza mjeko-ligjore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here