Çunat problematikë të Ramës, dhunuan qytetarët në prani të policisë…(dalin fotot)

0
134

Simpatizantë dhe roje të Kryeministrit Edi Rama dhunuan sot një grup qytetarësh që kishin zgjedhur t´a prisnin Kreun e Qeverisë me thirrjet “ik, ik, ik”, ndërsa ai kishte udhëtuar drejt Elbasanit në të njëjtën kohë me kreun demokrat Lulzim Basha.

E ndërsa kryeministri Edi Rama e uli kokën dhe vazhdoi drejt një kafeneje, shoqëruesit që e ndiqnin nga pas u turrën si të çmendur ndaj turmës së madhe të protestuesit.

Disa prej këtyre ‘çunave problematikë’ fillimisht sulmuan verbalisht protestuesit dhe më pas i dhunuan. Dhuna e tyre barbare nuk kurseu as një të moshuar.

Forcat policore ishin të pranishme dhe ndërhynë për të ndalur dhunën. Megjithatë ata shoqëruan vetëm protestuesit që thërrisnin ‘Rama ik’ dhe falën të gjithë ‘çunat problematikë’ të eskortës së Ramës.

Shoqëruesit e Kryeministrit janë konfrontuar me mbështetësit e Partisë Demokratike, një situatë që ka çuar në një përplasje fizike dhe shkëmbime grushtash.

ImageImageImage

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here