Kryemadhi: Votimi i Ramës kundër Trump, për të bllokuar reformën në drejtësi!

0
170

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi u shpreh se Edi Rama votoi enkas kundër SHBA-ve për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit, në mënyrë që SHBA të bllokojë fondet ndaj Shqipërisë për kryerjen e reformës në drejtësi.

Rama e përdori Amerikën dhe i nguli thikën pas shpine. Rama nuk mund të merrte vendim pa u konsultuar me parlamentin shqiptar. Mund të bënte më të paktën, si Bosnja dhe Kroacia, që të abstenonte. Mund të konsultohej, të merrte mendimin e Parlamentit. Rama është i pabesë. Ka treguar përfundimisht se çfarë përfaqëson, se çfarë njeriu është. Të gjitha pasojat do të bien mbi Shqipërinë. Reformë në drejtësi nuk do të ketë. Ato tani nuk do të financohen më. Do të ndërpriten të gjitha ndihmat e SHBA, e ka thënë ambasasdorja e SHBA-ve në OKB. Dje ajo kishte ftuaar gjithë biznesmenët kosovarë dhe shqiptarë për t’u shprehur mbështetjen. Vendimi i Ramës është absurd, nuk përfaqëson atë të shtetit shqiptar” – tha Kryemadhi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here