E zbulon Kryemadhi: Ja frika më e madhe e Ramës dhe dosjet korruptive që fsheh

0
174

Monika Kryemadhi ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Rama. Kryetarja e LSI-së akuzoi Ramën për situatën ku ndodhet vendi dhe tha se ai i trembet krijimit të këshillit të lartë të prokurorisë, ndaj edhe po e pengon. Sipas saj, Rama ka frikë ende nga koncesionet korruptive që ka dhënë, që kur ishte ministër kulture.

Teksa doli nga Kryesia e Kuvendit, ku po zhvillohet mbledhja për diskutimin e propozimit të deputetëve të PS-së për përjashtimin e 7 ligjëvënësve të opozitës, Kryemadhi u shpreh:

“Edi Rama shkatërroi marrjen e statusit për anëtarësimin në BE, shkatërroi reformën në drejtësi. Është një nga njerëzit më të inkriminuar. Ka frikë se është një njeri në pushtet që në 1998. Ka qenë ministër kulture, akoma flenë në ministrinë e kulturës dosjet e tij të tenderëve kurruptivë. Ndaj ka frikë. Frika e tij më e madhe është Këshilli i Lartë i Prokurorisë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here