Qytetarët kërkojnë përfaqësim…

0
119

Nga Baki Dervishi, kreu i LRI-së Kavajë

Në këtë parlament janë ulur njerëz që duket sikur nuk jetojnë me realitetin në vend. Disa flasin sonambul dhe quajnë Shqipërinë vend Europian, nderkoh që çdo biznes i vogël po dështon dhe çdo i ri kërkon të emigrojë. Disa të tjerë “godasin” qeverinë kur nuk i jepen lejet e ndërtimit ose nuk i miratohen tendera.

Arroganca e qeverisë sot ka lënë në mëshirë të fatit dhe të papunë mijëra ish studentë, profesionistë e ekselentë që me padurim presin të hapen rrugët e të emigrojnë.

Arroganca e kësaj qeverie ka rritur taksat për çdo familje e biznes, duke filluar që nga faturat e energjisë elektrike, e deri tek bizneset e vogla që sot nëpër media thuhet se nuk taksohen, ndërkohë defakto u kërkohen rryshfete që të mos gjobiten nga ndonjë taskë-forcë qeveritare.
Arroganca e kësaj qeverie tadhëtoi mijëra biznese duke mos i mbështetur, të cilat sot po falimentojnë.

Në Parlament janë ulur 122 *dele* që nuk përfaqësojnë asnjë shqiptar. Ndaj listat e hapura 100% i japin mundësinë qytetarit të votojë në mënyrë të drejtpërdrejtë deputetin dhe çdo njeri të përfaqësohet në mënyrë të drejtë në ato karrige që kanë fatin e Shqipërisë në dorë.

Votimi me lista të hapura 100% i thotë stop korrupsionit nëpër lista që shihet dukshëm se me para ose me mënyra të tjera janë vendosur injorantë që nuk dijnë të lexojnë.

Votimi i drejtpërdrejtë largon të keqen nga ato karrike, deputetë ose ish deputetë, ministra ose ish ministra që nga mandati në mandat ndërrojnë kandidaturat e tyre në qytete të ndryshme sepse kur ulen në karrike nuk u përgjigjen qytetarëve për problemet e tyre , por e kanë mendjen vetëm të zhvasin.

Votimi i drejtpërdrejtë i jep mundësinë Kavajës dhe Rrogozhinës, qytete që janë lënë në harresë, që në çdo palë zgjedhje funksionojnë si valvul politike për të sjell detutetë që nuk kanë as edhe një votë në qytetet e tyre sepse meren me politike intrigash dhe mashtrimesh, të konkurojnë me njerëz që kanë lindur dhe investuar jetën e tyre në këto qytete, që e duan vendin e tyre dhe mund ta përfaqësojnë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Listat e hapura i mbushin ato karrike me dije dhe grintë politike për më të mirën e vendit, e jo me tallje e mospërfillje. Ky është moment historik, ose të japim zgjidhje njeherë e mirë kësaj fatkeqësie, ose të mbushim me zullum institucionin më të lartë vendimmarrës në vend.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here