Berisha rrëfen për bisedën me alpinistin e mirënjohur

0
139

Përmes një postimi në Facebook, ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar për takimin me alpinistin Ibrahim Haçkaj:

Te dashur miq, Shqiperia eshte nje vend malor qe nuk ka majat me te larta te Europes, por megjithate Shqiperia ka lartesine mesatare me te madhe ne Europe, dyfishin e kontinentit, 706 metra. Kjo per faktin se, Shqiperia numeron ne siperfaqe ndofta numrin me te madh te maleve se cdo vend tjeter europian. Ne kete kontekst, pavaresisht nga 400 km bregdet, ne mbetemi epersisht nje vend malor dhe per me teper nje vend me Alpet nder me te bukurat e botes, te vetmet qe kane merituar te quhen Himalajat e Europes. Ne kete kontekst ishte kenaqesi e vertet per mua te prisja keto dite njerin nga eksploratoret me te shquar te koherave te maleve te Shqiperise por dhe te planetit, themeluesn dhe drejtuesin e shoqates Dajti Alpino Turistik (ShDAT), alpinistin e mirenjohur prof. Ibrahim Haçkaj.

Gjate bisedes ne kete takim Ibrahim Haçkaj, personalitet poliedrik me kontribute reale ne disa fusha, me dhuroi dhe librin e tij “Neper male me kulture e humor”, nje kryeveper ne lllojin e vet, nje enciklopedi e vertet per malet e Shqiperise dhe malet e botes, per majat e Shqiperise dhe majat e botes, sukseset e jashtezakonshme te nivelit boteror ne ngjitjet ne keto maja te autorit dhe alpinisteve shqiptar, nje pershkrim pasionant i bukurive te tyre mahnitese natyrore, rezervave te medha dhe te shumellojta qe ato kane.

Libri i Ibrahim Hackajt eshte gjithashtu nje veper kushtuar ekipit te shkelqyer te alpinisteve te shoqates Dajti, i cili me aftesite e tij te rralla profesionale ka ngjitur jo vetem majat e maleve shqiptare por kane ngjitur edhe majat me te larta te maleve te botes. Ky ekip ka bere qe flamuri i kombit te valvitet ne 100 vjetorin e pavaresise Shqiperise ne Everest, ka bere qe ky flamur te valvitet ne Kilimanxharo apo Malin e Bardhe, ne Elbrus, ne Majen e Aconcaguas, maja me e larte e Andeve, etj.

Kjo shoqate si asnje tjeter shoqate sportive ka ngjitur sportin e alpinizmit shqiptare ne nivelet me te larta te alpinizmit boteror. Ajo i ka arritur keto suksese mahnitese pa mbeshtetjen e merituar shteterore por me organizimin, stervitjen dhe kontributin direkt financiar te autorit dhe anetareve te saj dhe sponsorve te fushave te ndryshme.

Se fundi, duke shprehur nderimin tim me te madh per autorin kam kenaqesine te informoj miqte e mi se ata do te gjejne ne kete veper jo vetem enciklopedine e alpinizmit shqiptar, por dhe nje romance dashurie te pakufishme te autorit dhe ekipit te alpinisteve te Shoqates qe drejton, per malin dhe magjine e tij. sb

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here