Lubonja: Ambasadori Lu i papërgjegjshëm!

0
199

Analisti Fatos Lubonja ka reaguar për ngjarjet e fundit politike, ndërsa e ka cilësuar deklaratën e Ambasadorit të SHBA-së, Donald Lu si një mungesë të qartë sinqeriteti, reflektimi dhe papërgjegjshmërie.

Në studion e News 24, Lubonja tha se Lu ka vënë bast për reformën  në drejtësi dhe bën sikur nuk e shikon dështimin e kësaj reforme.

“Mendoj se Lu dhe Vllautin, janë bashkë dhe kanë vënë bast se reforma do të sjell përparim, por bëjnë sikur nuk shikojnë vendosjen e një regjimi të një bande që mbështetet nga tre banda.

Unë mendoj se bandat duhet të kthehen në parti që të kthehet në pluralizëm. Dhe jo një bandë të eliminoj bandat e tjera.  Të gjithë këtë proces ndërkombëtar duan ta paraqesin si një përparim, por është një dështim. Ajo deklaratë nuk duhet marrë seriozisht.

Nuk është hera e parë që ambasadorët kanë qenë kundër interesave shqiptare”, tha Lubonja.

Ai tha se nuk ka pasur asnjëherë besim tek reforma në drejtësi dhe betimi i prokurores së re ishte një shfaqe e shëmtuar.

“Unë nuk kam pasur besim se me reformën në drejtësi, kam qenë që në fillim kundër dhe pa asnjë besim se kjo reformë do të sillte ndonjë ndryshim. A të që pash dje, mu duk sikur pash si preludin e dështimin e reformës në drejtësi. Gjithë ajo luftë e politikes dhe ajo prokurore që rrinte si ushtare për të thënë fjalën betohem”, u shpreh Lubonja.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here