FOTO/ Kryemadhi përplaset live me Manjën, flasin paralel: Ju jeni më keq se Enver Hoxha!

0
196

Deputeti socialist Ulsi Manja ka dalë para mediave pas përplasjes së Policisë me protestuesit dhe kaosit në Kuvend për t’i hedhur ujë të ftohtë, situatës. Por, ndërsa ai fliste dhe protestuesit përlesheshin pas tij, në krah i ka shkuar kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e cila para të njëjtëvë mikrofonë hidhte poshtë deklaratët e Manjës.

Manja tha :‘Kjo e sotmja ‘është një seancë sa për të qeshur dhe për të qarë. Mirë ne si shumicë me Komisionin e Ligjeve, po si ka mundësi që partnerët tanë që kanë qënë bashkëautorë me ne të Reformës në Drejtësi, janë sot në një mendje me ne?!

Kjo opozitë dhe Sali Berisha nuk kanë mundësi të zgjedhin Prokurorin e Përgjithshëm. Njerëzit janë thirrur sot në protestë për të mbajtur në detyrë një prokuror që i ka mbaruar mandati. Se çfarëhalli ka, ata e dinë! Duhet të ketë një hall shumë të madh!

Iku koha kur Prokurori i Përgjithshëm miratohej nga shumica në detyrë. Nuk e përcakton dot opozita dhe askush nëse procedura është antikushtetuesë apo jo se ka një organ që e përcakton. Nuk e përcakton opozita dhe protesta e opozitës. Të gjithë organet e drejtësisë sot do të ishin nëse kjo opozitë nuk do ta çonte ligjin dy vjet në Gjykatë Kushtetuese. Të presim përfundimin e kësaj seance normale,” përfundoi Manja.

Por, ndërsa Manja ishte duke folur para gazetarëve, në mes të fjalës së tij ka ndërhyrë Kryemadhi: “Ju jeni më keq se Enver Hoxha, ju jeni diktatura e krimit,” tha ajo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here