Arrestohet një person i armatosur në Disneyland, i gjendet Kuran me vete

0
166

 

disneyland-gunmanPolicia franceze ka arrestuar një person me dy armë zjarri në hyrje të një hoteli në “Disneyland” në Paris. Autoritetet franceze njoftuan se 28 – vjeçari nuk bëri rezistencë gjatë ndalimit të tij.

Policia tha se atij i është gjetur dhe një Kuran me vete. Gjatë marrjes në pyetje nga policia, 28 – vjeçari tha se i mbante pistoletat për sigurinë personale.

Franca është në gjendje emergjence, që prej sulmeve terroriste të 13 Nëntorit në Paris. Ndërkohë, policia po kërkon për një bashkeudhëtare të personit të arrestuar.

Parku i Disneyland në Paris është një nga destinacionet më popullore në Europë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency