Pyetja e “standard” për kryetaren e LSI për deklaratat e Lu dhe pasaportën e Tahirit, zbuloni përgjigjen e Kryemadhit

0
146

Ne bashkebisedimin me gazateret ne seline e LSI, kryetarja e kesja force Monika Kryemadhi e perqendroi biseden e saj tek çështja e Kryeprokurorit dhe zhvillimet e fundit qe kane te bejne me reformen ne drejtesi. “Standard” e pyeti Kryemadhin mbi dy çështje: deklaratat e ambasadorit amerikan Donald Lu për reformën si edhe venimin e Gjykatës për sekuestrimin e pasaportës së Tahirit. Zbuloni përgjigjen e Kryemadhit:

 Znj. Kryemadhi, Ambasadori Lu tha dje se është gati pothuajse e vdekur mundësia që politikanë të fuqishëm të fusin duart në sistemin e drejtësisë dhe ta kontrollojnë atë. Ndërkohë një qëndrim që bie ndesh me frikën e madhe të opozitës, të z.Basha dhe tuajën, për të cilën ju mendoni se kryeministri Rama është shumë afër për të kapur drejtësinë. Doja komentin tuaj për këtë. Dhe pyetja e dytë lidhet me vendimin e djeshëm të gjykatës për sekuestrimin e pasaportës së ish-ministrit Tahiri. Ju si mendoni do të ketë një hetim më të thelluar për këtë çështje?

Rrëmbimi i Kryeprokurorit të Përgjithshëm, mënyra arrogante se si po veprohet nga mazhoranca tregon frikën që ka mazhoranca për çështjen Tahiri dhe kjo është një nga arsyet që po nxiton për të shkelur Kushtetutën në mënyrë të tillë. Nuk kam asnjë gjë personale me 7 emrat e kandidatëve. Problemi është te perceptimi dhe tek presioni, te përdorimi i dhunës politike, që ne jemi mësuar ta shikojmë, sepse zgjedhjet e 25 qershorit treguan qartazi se sa i aftë është Rama dhe klika e tij për të përdorur pushtetin dhe për të zaptuar, dhe për të intimiduar njerëzit. Çështja Tahiri është  një nga çështjet që e frikëson dhe e mban në mankth dhe në ankth jo vetëm Ramën, por të gjithë enturazhin e tij. Sepse asnjë nga ne, nuk e di se çfarë gjërash të tjera do vijnë më pas. Vetëm ai e di. Ne të gjithë aludojmë, themi dosja filani, dosja filani, por ai është nga njerëzit që e di më mirë se çfarë do ndodhi, qoftë me pastrimin e parave, qoftë me lëvizjet e familjarëve të tij me makinat e trafikantëve, qoftë me implikimin e strukturave të cilat kanë qenë enturazhi i tij, qoftë argëtues, apo politik, të cilët kanë qenë të përfshirë në trafiqe të ndryshme, apo dhe në situata korruptive dhe jolegjitime. Këto janë të gjitha pasojat, të cilat çështja Tahiri e fut në një rreth të errët Ramën dhe e bën jo stabil politikisht dhe mendërisht. Gjë në fakt këto pasoja nuk i ka Rama, por janë pasoja që i vuajnë shqiptarët dhe jeta e tyre e përditshme.

Duke u rikthyer te komenti i Ambasadorit që kanë vdekur mundësia që politikanët të kapin reformën në drejtësi, kjo është e vërtet, por akoma nuk ka vdekur, sepse përderisa kërkohet që të zgjidhet një Kryeprokuror me 36 vota, do të thotë që ka akoma politikanë, të cilët duan ta përdorin Reformën në Drejtësi për interesin e tyre. Unë mendoj që Ambasadori Lu është shumë I qartë në qëndrimet e tij përsa I përket ngritjes së SPAK dhe Byrosë së Hetimit, dhe e vlerësoj siç thashë përsëri, për punën e tij dhe për nxitjen që I bën klasës politike për të ecur përpara me Reformën në Drejtësi. Përse e them këtë? Ne të gjithë flasim për Prokurorin e Përgjithshëm, asnjë nuk flet për SPAK dhe Byronë e Hetimit. Këto janë dy institucionet, të cilat do ti japin fund njëherë e përgjithmonë edhe gjithë kësaj përbaltje që ne I bëjmë njëri-tjetrit në politikë, por për të mbyllur njëherë e përgjithmonë gjithë këtë situatë, e cila ka krijuar një lloj perceptimi, jo vetëm për mënyrën se si jetojnë shqiptarët, që për të zgjidhur një problem, duhet të trokasësh, duhet të korruptohesh, dhe të bën një person që pa bërë allishverishe, e ke të pamundur. Sepse edhe jeta politike është kthyer në një allishverish. Rëndom në këto 27 vjet ne kemi parë dreka dhe darka politike, të cilat përfundojnë me një marrëveshje. Ne nuk kemi parë asnjëherë marrëveshje politike, të cilët palët ulen në tavolinë, në institucione dhe të thonë që kjo është një marrëveshje politike, në bazë të principeve, vlerave dhe parimeve në të cilat mbështetet dhe ecet përpara. Unë mendoj që Reforma në Drejtësi, dhe përveçse Reformës në Drejtësi, edhe vetë jeta politike, edhe vetë klasa politike, do të fillojë të ofrojë dhe një sjellje tjetër për të cilën ne kemi nevojë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here