Kandidatët për kryeprokuror te ‘Ligjet’, Strazimiri: Mbledhje monopartiake

0
150

Seanca dëgjimore te ‘ligjet’ ku janë thirrur 7 kandidatët për kryeprokuror të përkohshëm nuk është mbledhje komisioni, por monopartiake, që po përzgjedh kreun e një organi të pavarur, në një procedurë haptazi jashtë-Kushtetuese e moniste!

Kështu shprehet deputeti demokrat Gent Strazimiri, i cili është anëtar i këtij komisioni dhe që sot, bashkë me kolegët e tij demokratë dhe ata të LSI-së zgjodhën bojkotin.

Në një status në Facebook, Strazimiri shkruan:

Nuk është mbledhje Komisioni!

Nuk është madje as mbledhje e njëanshme e partive të mazhorancës!

Është një mbledhje monopartiake, që po përzgjedh kreun e një ORGANI TË PAVARUR NGA TË GJITHË, në një proçedurë haptazi jashtë-Kushtetuese e MONISTE!

Reforma në drejtësi:

– Nisi me 140 votat e të gjitha partive në Kuvend!

– Ligjet e organike I miratoi vetëm me 88 votat e partive të qeverisë!

– Emërimet po i bën vetëm me 36 votat e partisë së “Saje Qorrit”!

– Për dhënien e një “drejtësie të drejtë” s’ka më nevoje për vota… e bën VETË AI! I VETËM!

P.S. Bravo “ndërmjetësit”, “negociatorët”, “garantët”!

T’i kesh të gjithë e t’i përzesh të gjithë, me ngulm…. vetëm ju mund ta bënit…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here