Juristi i njohur: Zgjedhja e kryeprokurorit të përkohshëm, shkelje e Kushtetutës

0
181

I ftuari i radhës në edicionin e lajmeve të Syri.net, ishte i ftuar juristi, Jordan Daci.

I pyetur nga moderatori Alen Xhelili, rreth përzgjedhjes së kryeprokurorit të përkohshëm, Daci tha se është në shkelje të plotë të Kushtetutës.

Sipas tij ligji nuk përcakton me sa vota zgjidhet kryeprokurori, por Kushtetuta e thekson se duhet të zgjidhet me shumicë të cilësuar.

‘Bëhet fjalë për një situatë jo të zakonshme. Nëse i referohemi ligjit,aty thuhet se nëse i mbaron mandati Prokurorit të Përgjithshëm ai mund të zëvendësohet nga një

Kështu si ka vajtur puna ka rrezik që ti shkojë më shumë mandati këtij të përkohshmit se atij të zakonshmin. Nuk kemi zgjidhje ideale, sepse baza ligjore nuk është ideale, do të kemi më shumë probleme në të ardhmen.

Të gjithë jemi pro Reformës në Drejtësi, por nuk mund të thuash që je kundër kësaj reforme, vetëm se kërkon standarde.

Ligji thotë Prokurori zgjidhet me vendim të Kuvendit dhe nuk ka snjë referencë tjetër., por të referon te Kushtetuta dhe Kushtetuta e kërkon që të zgjidhet me shumicë të cilësuar.

Në ligj nuk thuhet nëse e zgjedh me shumicë të thjeshtë apo me shumicë mbi 84 vota. Asnjë nga kandidatët nuk e ka kaluar procesin e Vettingut. Pra nëse duhet të zgjedhim një kandidat, ai duhet të kalojë vettingun, sepse këtë e thotë ligji.

Ne kërkojmë një prokuror që të mos jetë kukull dhe të mos servilet nga politika’, u shpreh Daci.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here