Presidenti Ilir Meta ka uruar rizgjatjen e mandatit të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stolenberg.
Përmes një postimi në Facebook, Meta ka uruar Stolenbergun duke i siguruar NATO-s mbështetjen e tij dhe të Shqipërisë.
“Përshëndes rizgjatjen e mandatit të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, duke i uruar suksese zotit Jens Stoltenberg, e siguroj për mbështetjen time të plotë dhe të Shqipërisë, në përmbushjen e misionit të tij shumë të rëndësishëm në drejtim të Aleancës përballë sfidave dhe kërcënimeve të sotme globale”-thuhet në njoftimin e presidentit Meta.
Aleatët e NATO-s i zgjatën mandatin Jens Stolenbergut si sekretar i përgjithshëm i aleancës perëndimore deri më 30 shtator, 2020.