Ish-banorja e BB trondit: Më fal për mosdëshirën time, kur mora vesh se je vajzë…

0
219
Ish-banorja e Big Brother 7 ka bërë një nga dedikimet më të ndjera kushtuar fëmijës së saj që ende nuk ka ardhur në jetë.

Një dedikim që të bën të përlotesh po a aq sa të fton në reflektim. Jona Kalemaj është nënë e një vajze të vogël dhe sërish është në pritje të ëmbël dhe me këtë dedikim ajo ka zbuluar gjininë e bebes.

Në pritje të një vajze të dytë, një nënë shqiptare që ‘dobësi ka djalin’. Jona ka patur guximin të thotë publikisht ndjenjën e tepruar maskiliste që ka përjetuar kur mori lajmin se sërish do të bëhej me vajzë.

‘Eshte hera e par qe flas me ty “jet” qe akoma ske ardhur ne jet.them hera e par pasi ndoshta skam patur as guximin te te kerkoj falje per te gjjtha mendimet dhe mosdeshirat e mija kur mora vesh gjinin tende. Jam treguar maskiliste, egoiste, inatçore me ty vetem e vetem se nuk ishe djale. Tamam sikur te isha nga ata meshkuj qe duan vetem djem. Se djemt çoç do bejne ne jete.Ndryshe nga babai jot qe kurr nuk ka pyetur se çfare ishe. Mjafton qe ti te ishe mire. E di “jet” qe akoma nuk e kam falur veten? E doja djalin sepse un jam si shumica e ketij populli te mykosur ne mendime qe nese lind djale ateher ti je nje grua qe pjell flori apo nese ti lind djal ti ke ber nje mrekulli. Ne jemi popull qe urojm gjithmon “me nje djal” apo “tjeter her me djal” dmth djali duhet domosdoshmerisht ne jet. Apo kur te thon “hajd mos u merzit se e re je dhe e treta e verteta”. Jo mor jo se sjan me te mir djemt se vajzat. Vajzes i bertet dhe maksimumi shkon e mbyllet ne dhomen e saj duke perplasur deren e ndoshta dhe duke te te shar qe sben si prind, por pun e madhe. Djalit i bertet dhe shkon e hap deren e jashtme te shtepis e nuk te vjen me. Eeeehhhh sa e sa gjera kane dallime mes tyre por kryesorja eshte shprehja qe me kan then dikur “djali im, eshte djali im deri sa te martohet, por vajza ime eshte vajza ime tere jeten”. I paçi me jete femijet çfaredo qe ti kini. Jan femijet tane dhe asnje ndryshim nuk ka nese eshte djale apo vajze. Ndaj sot i kerkoj falje publikisht mrekullis qe rritet brenda meje. “Jet” qe mezi te presim ne jet…. ME FAL’ ka shkruar ajo në dedikimin për foshnjën e saj që ende nuk ka ardhur në jetë. Jona është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe ndan gjithmonë detaje nga jeta e saj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here