Ambasadorët? Paloka: Janë shitur te Rama, nuk i bën 85 vota në kuvend

0
147

Çështja e Kryeprokurorit, ka vënë në lëvizje të gjithë stektrin politik, që nga vetë deputetët, ambasadorët, që për këta të fundit, nënkryetari i PD-së në kuvend Edi Paloka, i quan të blerë nga Rama.

I ftuar në emisionin e mëngjesit “7 pa 5” në Vizion Plus, Paloka foli për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri. Paloka është shprehur se: “Nuk ka nevojë Rama të bëjë kërkesë për konsensus. Nëse do të zgjedhë një kryeprokuror, të zbatojë Kushtetutën. Më pas mund të ulemi që të zgjedhim kryeprokurorin e përhershëm jo me 84 vota, por edhe me më shumë”.

Duke folur për mundësinë që Rama të blejë votat në Parlament, Paloka ka thënë se veçoria e kryeministrit është që të paguajë në të gjitha monedhat, duke nënkuptuar korruptimin e diplomatëve të huaj.

Dialogu i zhvilluar në studio:

Edi Paloka: Mund të blejë një e dy langaraqë, por ta harrojë se bën 85 vota në Parlament. Ju keni të drejtë, se ky është imazhi i Edi Ramës. Edi Rama paguan me të gjitha monedhat. Mund të paguajë në lek, euro edhe në dollarë…

Gazetari: Po ambasadori amerikan dhe ajo e BE-së kanë thënë se…

Edi Paloka: Ore, a dëgjoni se çfarë thashë? Edi Rama paguan në të gjitha monedhat. Nuk e ka problem. Ju mendoni se korrupsioni ka lindur në Shqipëri?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here