Ersi Nishani – Krichbaum: Raporto në Bundestag për shtetin njëpartiak të Ramës dhe opozitën e rreme të Bashës

0
171

Ersi Nishani i ka drejtuar një mesazh në gjermanisht, deputetit të CDU-së, Gunter Krichbaum, i cili një ditë më parë gjatë një konference për mediat, i doli në krah Lulzim Bashës.

Djali i ish-presidentit Nishani shkruan se, në vend që të përkrahë Bashën, Krichbaum të raportojë në Bundestag për shtetin një partik të Edi Ramës dhe opozitën e rreme të Bashës.

Mesazhi i Ersi Nishanit:

Zoti Krischbaum!

Boll sulmuat liderin e opozitës shqiptare dhe simotres se CDU. Interesat tuaja personale me Edi Ramën dhe Lulzim Bashën janë prerogativë e juaja, por ju lutem mos flisni në emër të CDU-së dhe CSU-së.

Në vend që të insinuoni kundër të vetmes opozitë të mbetur në vend, duhet të raportoni në Bundestag për shtetin e frikshëm njëpartiak alla Putin që ka ndërtuar Edi Rama dhe opozitën e rreme të drejtuar nga miku juaj i dashur Lulzim Basha, qëllimi i vetëm i te cilës është shkatërrimi i demokracisë në Shqipëri!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here