‘Kënga Magjike’/ A patën hatërmbetje nga kolegët, flasin këngëtarët Elhaida Dani, Mentor Haziri dhe Stine?

0
194

Përpara se të niste spektakli në transmetim të drejtpërdrejtë, Opinion.al nga studio e “E diela Shqiptare” siguroi disa impresione prej këngëtarëve. Disa prej tyre nuk preferuar të komentonin e disa të tjerë dhanë pa asnjë mëdyshje të gjithë mendimet e tyre.

Elhaida Dani ishte një nga tre triumfueset e natës së djeshme, ajo doli në vendin e dytë dhe po ashtu rrëmbeu edhe “Çmimin e Kritikës”. Ajo ndihej tepër e lumtur për pjesëmarrjen në “Këngën Magjike”, e po ashtu u shpreh se nuk ka patur pakënaqësi nga kolegët për pikët dhe ka shijuar çdo moment në këtë festival.”Vazhdoj të jem e emocionuar nga nata e mbrëmshme, ishte vërtetë magjike. Është hera e parë në “Këngën Magjike”, prisja gjithçka dhe asgjë në të njëjtën kohë. Kam shijuar çdo moment. Jam e lumtur për vlerësimin, për miqësinë që kam krijuar dhe me artistët në këtë festival dhe rikthimin në publikun Shqipëri, kjo më kënaqi më shumë. Isha shumë e qetë dhe objektive teksa po prisja pikët deri në fund. Kushdo që do të ishte fituesi do të kishte qenë e drejtë për mendimin tim”, u shpreh Elhaida.

Mendor Haziri i cili u vlerësua me çmimin “Zëri më i bukur mashkull”, u shpreh po ashtu i kënaqur dhe tregoi se nuk kishte asnjë hatërmbetje me koleg. Ai tha se do të preferonte më mirë vlerësimin e një jurie por edhe këtë mënyrë votimi e vlerësoi tepër: “Ka qenë një përvojë shumë e mirë, përvojë shumë pozitive, shpresoj të rikthehem prapë, është i vetmi festival që ka mbetur për artistët e vërtetë. Nuk ka qefmbetje, nuk ka zili, për shkak se puna e votimit dihet si është. Sikur të kishte qenë një juri do kishte qenë më mirë, po duhet të pajtohemi sepse secili voton atë që pëlqen, secili voton atë që ka mik, nuk ka asnjë gjë të keqe këtu”, u shpreh Mentori.

“Çmimin Diskografik” e ka rrëmbyer Stine. Këngëtari duket se tërheq gjithmonë vëmendjen e publikut sa herë rikthehet në “Këngën Magjike”, pasi kënga e tij më pak kthehet në hit. Ai u shpreh se nuk pati asnjë hatërmbetje nga kolegët sepse të gjithë thanë mendimin e tyre, e po ashtu tha se e gëzonte fakti që kënga e tij ishte pritur mirë nga publiku. Shumë e mirë ishte pjesëmarrja në këngën magjike. Kënga është pritur po ashtu shumë mirë nga publiku, jam i kënaqur për çmimin dhe gjithë perfomancën time në këtë festival”, u shpreh Stine./G.Z-Opinion.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here