Tritol dyqanit në Fushë-Krujë, policia në kërkim të autorëve

0
108

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar gjatë natës në Fushë-Krujë. Mësohet se objektiv ka qenë muri i një dyqani, në pronësi të shtetasit me inicialet E.Xh 36 vjeç.

Raportohet se fatmirësisht nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme material.

Sapo u njoftuan për ngjarjen, forca të shumta policie mbërritën në vendin ku ndodhi shpërthimi dhe nisën hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 08.12.2017, rreth orës 01:00, në Fushë- Krujë, në bazamentin e murit të dyqanit të shtetasit E.Xh. 36 vjeç, banues në Fushë- Krujë është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Për pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale. Grupi hetimor por punon për përcaktimin e llojit të lëndës plasëse, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rreth.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here